Shpërndarës puplash

Lexo: Jakobi 3:5-13 Ilia ngriti kokën kur gjyshja e tij e thirri. “Pse kaq i zymtë sot, vogëlush?” e pyeti ajo. Ai u përgjigj duke psherëtirë: “Askush nuk më pëlqen, fëmijët më quajnë ‘gojëmadh’”. Po pse?”- pyeti gjyshja.

Ai u përgjigj: “Unë… unë kam thënë diçka për një djalë në skuadrën time të futbollit, dhe ai e ka marrë vesh, pastaj… po ja, unë kam treguar një sekret që i kisha dhënë fjalën Patrikut se nuk do ta tregoja.”. “Të kuptoj,” murmuriti gjyshja, duke marrë nga rafti një libër me përralla kineze. Ajo u rehatua në një karrige pranë Elias dhe i tha: “Mbase kjo histori do të ndihmojë.”.

Gjyshja filloi të lexonte me zë të lartë. “Në një fshat të vogël kinez, një grua që njihej për mënyrën e ashpër se si  iu fliste të tjerëve, një mëngjes vendosi që të ndryshonte. Ajo donte që njerëzit ta kujtonin për gjëra të mira. Kështu, ajo shkoi tek plaku më i mençur i fshatit dhe i tha: ‘Unë nuk dua që njerëzit të më kujtojnë si një grua që fliste ashpër. Si mund ta ndryshoj këtë gjë?’”

Gjyshja pa Elian, dhe më pas vazhdoi të lexonte librin: “Plaku u ngrit në këmbë, pa përqark shtëpisë së tij të vogël, dhe mori një jastëk. ‘Eja të bëjmë një shëtitje,’ tha ai, duke bërë një të çarë në jastëk. Ndërsa ata ecnin në të gjithë fshatin, ai e mbante jastëkun lart që era të frynte në të dhe i la puplat e vogla të mbushnin ajrin.

E habitur, gruaja vështronte burrin e moshuar. ‘A do të më thuash se si t’i rregulloj gjërat me njerëzit në këtë fshat?’ pyeti ajo.

 “‘Kthehu,’ tha i moshuari, ‘dhe futi të gjitha puplat brenda në jastëk. Atëherë do ta kuptosh.’

 “‘Kjo është e pamundur,’ tha gruaja duke qarë. ‘Ato janë shpërndarë gjithandej. Nuk mund të mblidhen më.’

“I moshuari buzëqeshi. ‘As fjalët e gojës tënde nuk tërhiqen më mbrapsht pasi i thua,’ u përgjigj ai.” “‘Atëherë çfarë duhet të bëj?’ pyeti gruaja e trishtuar. “‘Mjaft shpërndave pupla,’ ishte përgjigja.” Gjyshja e mbylli librin. Ndërsa Elia e pyeti: “Atëherë… do ta kujtonin njerëzit më pas për gjëra të mira? Dhe nëse unë ndryshoj sjellje, a do ta vënë re shokët e mi dhe a do të sillen sërish keq me mua?” Gjyshja u përgjigj: “Të shpresojmë që po. Bibla thotë se ne mund t’i përdorim fjalët tona për të qenë bekim, por po nuk u treguam të kujdesshëm,ato mund të na hapin telashe të mëdha. Fjalët nuk kthehen më mbrapsht, por ti mund të kërkosh të falur dhe që këtej e tutje t’i përdorësh fjalët për të qenë bekim.”

Elia pohoi me kokë. “Preferoj të jem më mirë një bekim sesa një shpërndarës puplash.”

A je fajtor për shpërndarjen e fjalëve të pakëndshme? Me çfarë pasojash të është dashur të përballesh si përfundim? A i ka bërë kjo gjë fëmijët e tjerët të humbasin besimin tek ty dhe mbase të të mos pëlqejnë më? Dikush ka thënë që para se të thuash diçka  për dikë, duhet ta pyesësh veten: “Është e vërtetë dhe e mirë?”. Gjithashtu sigurohu që ta pyesësh veten: “A do të jetë e këndshme për Zotin?”. Bëj një përkushtim ndaj Perëndisë që të mos jesh asnjëherë një shpërndarës puplash, duke thënë gjëra që do të duash t’i tërheqësh mbrapsht. Thuaj vetëm gjëra të pranueshme prej Tij.


Përdor fjalë që janë të pranueshme prej Perëndisë!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI