Shërimi i dhimbjes nga një marrëdhënie jashtëmartesore  

A është ndryshuar përgjithmonë jeta jote nga kurthi i ngritur nga një lidhje jashtëmartesore?

Martesa ishte ideja e Perëndisë. Perëndia kërkon një përkushtim që zgjat gjithë jetën në martesë. Nga Fjala e Tij, dimë që Perëndia do t’i gjykojë ata që shkelin besëlidhjen martesore. Mësimet e dhimbshme të kurorëshkeljes, na mësohen shumë mirë në historinë e më të famshmit të kurorëshkelësve, mbretit David.

Fakti që Davidi kujtohet si një mbret i madh dhe si një njeri sipas zemrës së vetë Perëndisë (1 Samueli 13:14) tregon shërimin e plotë që Perëndia mund të kryejë edhe pas një lidhjeje të tmerrshme jashtëmartesore. Megjithatë, Davidit iu desh të përballej edhe me pasojat e mosbindjes së tij, krime në familje, trazira politike, dhunë dhe vdekje për sa kohë që ishte gjallë.

Tek Hebrenjte 13:4 fjala e Zotit thotë: Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.

Shtatë Hapa Shpengues për Kurorëshkelësin

  1. Rrëfeje kurorëshkeljen! (Jakobi 5:16)
  2. Përkushtoja veten tërësisht partnerit tënd beslidhor! (Malakia 2:14–15)
  3. Priti të gjitha lidhjet me palën e tretë! (Fjalët e Urta 6:27)
  4. Zgjidh se për çfarë do të mendosh kur të tundohesh! (Filipianëve 4:8)
  5. Shqyrto dallimin ndërmjet dashurisë dhe epshit! (Efesianëve 5:25)
  6. Llogaritni koston! (Fjalët e Urta 6:32)
  7. Komuniko pikëllim të perëndishëm! (2 Korintasve 7:10)

Tek  Jakobi 5:20 fjala e Zotit thotë: Le ta dijë se ai që e kthen mëkatarin nga të gabuarit e rrugës së tij, do të shpëtojë një shpirt nga vdekja dhe do të mbulojë një shumicë mëkatesh.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI