Shërbejini njëri-tjetrit në martesë!

Ju gratë, jini të nënshtruara burrave tuaj, ashtu si ka hije në Zotin. Ju burrat, duajini gratë tuaja dhe mos u bëni të hidhur ndaj tyre. –Kolosianëve 3:18-19

Dejvit i pëlqen të hajë sallatë frutash në mëngjes. Kështu një mëngjes, Zoti më inkurajoi t’i përgatisja bashkëshortit tim një sallatë frutash.
Problemi ishte që nuk dëshiroja t’i përgatisja një sallatë frutash. Mendoja, pse duhet që unë t’i përgatis gjithmonë këto gjëra për të? Zoti me durim më kujtoi që t’i shërbeja bashkëshortit tim në këtë mënyrë ishte njësoj si t’i shërbeja Perëndisë.

Pyes veten sa martesa do të shpëtoheshin nga divorci nëse burrat dhe gratë do të ishin të gatshëm të tregonin dashuri duke u shërbyer njëri-tjetrit. Duket sikur të gjithë sot duan të jenë të lirë dhe Jezusi i ka bërë të lirë. Por Ai asnjëherë nuk do që ne ta përdorim atë liri me egoizëm. Ai do që ne t’u shërbejmë partnerëve tanë në martesë.

Unë e dua burrin tim dhe ndonjëherë kjo dashuri shprehet më mirë përmes shërbimit. Fjalët janë të mrekullueshme, por ndonjëherë kur ecni në dashuri, përkushtimi juaj do të tregohet përmes veprave tuaja të dashurisë.

Ju nxis të vendosni veprime mbas dashurisë tuaj. Kërkojini Perëndisë t’ju tregojë si mund t’i shërbeni dhe bekoni partnerit tuaj sot.

Lutje

Perëndi, unë nuk dua të jem egoist në martesën time. Më ndihmo t’i shërbej bashkëshortit tim ashtu si Ti më kërkon, me dashuri më shumë se me fjalë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI