Dhurata e hirit të Perëndisë e mbështjellë me letër zbukurimi!

Burri kishte probleme fizike. Ai ishte i gjymtuar dhe nuk mund të ecte. Mënyra e vetme që ai njihte për të fituar mbështetje ishte të lypte në portën e tempullit në Jeruzalem. Një mëngjes njeriu që çalonte u zgjua në atë që dukej se ishte një ditë e zakonshme. Por në atë ditë jeta e tij do të ndryshonte përgjithmonë. Kur apostulli Pjetër dhe apostulli Gjon erdhën në tempull atë mëngjes, ai iu kërkoi atyre para. Ajo që ata i dhanë atij nuk mund të blihej. Pjetri i tha atij: “Unë nuk kam as argjend, as ar, por atë që kam atë po ta jap: në emër të Jezus Krishtit nazarenas, ngrihu dhe ec! (Veprat 3:6). Bibla thotë: “Dhe me një të hedhur hov qëndroi dhe filloi të ecë; dhe hyri me ta të tempull, duke ecur, duke u hedhur dhe duke lavdëruar Perëndinë.”

Pjetri i dha atij atë që paraja nuk mund ta blinte – plotësi dhe shërim.

Mësimi është i dyanshëm. Po, ndonjëherë Perëndia i shëron në mënyrë të mbinatyrshme sëmundjet fizike, siç bëri me lypsarin që ishte i çalë. Por Perëndia ka dhe një lloj shërim tjetër për ne, që është shërimi frymëror. Ai dëshiron të na bëjë të lirë nga prangat që na gjymtojnë.

Lypsari kërkoi para, duke kuptuar se të paktën kjo do të zgjidhte problemin e tij të urisë. Por paraja nuk është përgjigja e nevojave tona më të thella.

Paraja mund të blejë:

  • Një shtrat, por jo gjumin.
  • Një shtëpi, por jo një familje.
  • Ilaçet, por jo shëndetin.
  • Një kryq për ta varur në varëse, por jo jetën e përjetshme.

Jo, paraja nuk mund t’i zgjidhë të gjitha sfidat që kemi, por kur ne gjymtohemi nga jeta, hiri madhështor i Perëndisë mund të bëjë që ne të forcohemi, të kemi gëzim në zemrat tona që na bën të ecim, të kërcejmë dhe të adhurojmë Perëndinë, siç bëri njeriu i çalë.

Sot thjesht silleni nevojën tuaj më të thellë te Perëndia. Lejojeni Atë të prekë atë fushë të jetës suaj që askush tjetër nuk mund ta shërojë. Siç thuhet edhe në Psalmin 10:17: “O Zot, ti dëgjon dëshirën e të përulurve; ti e forcon zemrën e tyre, veshët e tu janë të vëmendshëm.” Ky është premtim.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI