Kanceri i mushkërive renditet i dyti për nga shpeshtësia dhe i pari ndër sëmundjet kanceroze që shkaktojnë vdekshmëri. Alketa Pere, mjeke onkologe pranë Qëndrës Onkologjike në QSUT në Tiranë shpjegon për TV7 Albania se si formohet kjo sëmundje, shkaqet dhe shenjat tek pacientët.
Sipas mjekes Pere, kjo sëmundje përmbledh një grup sëmundjesh pasi origjinën nuk e merr nga një qelizë e vetme, por nga disa qeliza. ” Sëmundja malinje është multi-faktoriale. Ka disa faktorë, sidomos ata gjenetikë. Në qelizë ndodhin mutacione ose ndryshime në bërthamën e qelizës të cilat udhëheqin zhvillimin e qelizave dhe rritjen e saj në mënyrë të pakontrollueshme. Krahas faktorit gjenetik, një vend të rëndësishëm përbëjnë edhe faktorët e jetës. Sëmundja lidhet më shumë me stilin e jetës. Në 80-90 raste të shfaqjes së kancerit pulmonar janë të lidhura me duhanpirjen. Duhanpirja është shkaktari kryesor në zhvillimin e sëmundjes. Në këtë rast kemi të bëjmë me një vuajtje qelizore, duke nisur që nga trakti respirator, që nis nga trakeja, bronket e deri në nivele më të ulta në alveola. Sëmundja shfaqet paralelisht me numrin e cigareve që konsumon. Sa më i lartë numri i konsumimit të cigares, aq më i lartë është rreziku i sëmundjes. Sa më herët nis pirja e cigares aq më i madh është risku i zhvillimit të sëmundjes. Sa më i lartë niveli i nikotikës në cigare, aq më i lartë edhe rreziku për zhvillimin e sëmundjes. Është një korrelacion i studiuar prej vitesh dhe janë studime që tregojnë që sëmundja ka korrelacion të madh me duhanpirësit.Akuzohen edhe faktorët ambientalë ku më të rëndësishëm janë ndotja e ambinetit dhe më të rrezikuara janë zonat industriale”, sqaron mjekja.
Sipas saj, është vërtetuar që sëmundja mbizotëron tek meshkujt. Simptomat janë nga më ndryshmet. “Këto variojnë sepse mushkria është organ voluminoz. Kemi mushkrinë e majtë dhe të djathtë dhe midis mushkrive kemi strukturat që vendosen enët e gjakut, rruazat. Në varësi të lokalizimit të sëmundjes është simptologjia. Sipas lokalizimit ne dallojmë dy forma. Forma centrale: që e mer origjinën nga bronket dhe trakeja kryesore, të cilat ndahen. Mushkëria është e ndarë në disa lobe. Praktikisht mushkëria e djathtë ka 3 lobë dhe e majta 2. Kur është formë central e mer origjinën nga bronket kryesore. Kemi edhe forma periferike: në varësi të këtyre lokalizimeve shfaqet edhe ecuria e sëmundjes. Për shembull, në formën central, tumori rritet dhe bllokon bronkun. Ajo cfarë ndodh jep vështirësi në frymëmmarrje, një kollë e zgjatur mbi 3 muaj. Një duhanpirës me vështirësi në frymëmarrje, që kur kollitet nxjerr gjak, kjo na con në dyshim për kancer”.
Sipas ekspertës së Shëndetësisë, Pere, këto simptoma shfaqen në stade të acancuara. Lidhur me llojet e sëmundjes, ajo thotë se dallohen disa forma.
“ I ndajmë në dy grupe. Kancer pulmonar me qeliza jo të vogla dhe në kancer me qeliza të vogla. Kanceri i qelizave të vogla është kanceri më agresiv dhe në 90% shfaqet në formë të përhapur të sëmundjes. Zakonisht e merr origjinën nga qelizat neuro-endrokrine të vendosura në pjesën e mushkrive dhe ato japin përhapje të patologjisë. Në kancerin jo me qeliza të vogla dallojmë dy forma kryesore që është karcinomaskuamoze që përgjithësisht e merr origjinën nga bronketdhe adenokarcinoma që shfaqet në bronke dhe pjesët periferike të mushkrisë. Përcaktim i i formës ka rëndësi për mjekimin. Shumica e pacientëve vijnë në stade të avancuara pasi nuk ka shumë shenja paralajmëruese që të dyshojnë për sëmundjen”, përfundon ndër të tjera Pere.
Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e bashkangjitur: