“Nobody’s gonna love me like you
Nobody, nobody ooh….“
Selena Gomez befasoi fansat që merrnin pjesë në koncertin e promovimit të albumit të ri të Hillsong Young & Free në Los Angeles. Këngëtarja dhe aktorja 23 vjeçare doli në skenë për të luajtur këngën e saj, “Nobody” (Askush). Selena Gomez është një artiste e kompletuar dhe shume te rinje jane fansa te saj duke e ndjekur atë kudo nëpër koncerte. Shume prej tyre ajo i gjeti dhe në promovimin e albumit të Hillsong Young & Free.
Pas publikimin të albumit të saj vitin e kaluar, Selena u tregoi fansave se kënga Nobody ishte për Perëndinë dhe tregon se si asgjë nuk mund të krahasohet me dashurinë e Jezusit. Përpara se të këndonte ajo tha:
“Mbrëmja e sotme është më shumë se një koncert, më shumë se performanca ime në këtë skenë. Kjo është një mbrëmje për një marrëdhënie më madhështore se çdo gjë tjetër. E kam shkruar këtë këngë për Atë që mban çdo gjë, dhe atëherë kur nuk mundem më.”