Lexo: Habakuku 3:17-19
Lori po qante me dënesë dhe e hodhi me forcë valixhen e saj drejt e në dollap, ndërsa mundohej që të luftonte me lotët që i kishin mbushur sytë. Ajo tha “ Po ne kishim planifikuar gjithçka. Ishim gati për t’u nisur”
E ëma i tha me një zë të butë e ngushëllues “ Më vjen keq zemër, por nuk kemi ç’të bëjmë. Familja e Artanit po kalon një moment shumë të vështirë dhe ata kanë nevojë për pastorin e tyre tani.”Lori vazhdoi të protestonte “ Nuk është e drejtë që ne të ndryshojmë planet vetëm sepse babai është pastor. Kemi muaj të tërë që presim të vizitojmë gjyshen.” Lori mori në dorë kalendarin e saj dhe ja tregoi të ëmës datën që kishte rrethuar me të kuqe. Ajo tha “ Këtë datë e kam rrethuar prej shumë kohësh dhe u kam thënë të gjithë shokëve të mi që do të ikja.”
Nëna e rrethoi me krahët e saj dhe i foli me të butë “ Mundohu të mendosh sesi ndihen shokët e tu, Joni dhe Ambla. Gjyshja e tyre është vërtetë shumë e sëmurë, dhe nuk është vetëm fakti që është e sëmurë. Ka edhe rrethana të tjera të përfshira në këtë çështje.” Lori donte të dinte më shumë “ Si çfarë për shembull?”
Nëna tha “ Ashtu siç e di, familja e tyre nuk ka shumë kohë që është bërë e Krishterë. Dhe me aq sa ata dinë gjyshja e tyre nuk besonte te Jezusi. Ajo nuk ka dëshirë të dëgjojë ata kur dëshmojnë për Jezusin. Por ajo dëgjon, kur babai yt flet me të. Ndaj babai yt ndjen që duhet të qëndrojë pranë saj në këtë moment.” Lori u ankua “ Por unë edhe gjyshja kemi planifikuar për të bërë shumë gjëra. Tani do të duhet të kalojë të paktën një muaj, përpara se unë të mund ta vizitoj atë.”Nëna eci drejt tavolinës, që ndodhej në cep të dhomës. Ajo mori në dorë një fletore dhe një stilolaps. Ajo tha “ Le të bëjmë një listë. Më thuaj tri gjëra që ti dhe gjyshja doni të bëni gjatë kohës që ti do ta vizitosh atë.”Lori u përgjigj “ Kjo është e thjeshtë. Ne do të shkojmë që të pjekim biskotat, do të shkojmë të blejmë gjëra në qendrën tregtare dhe do të shohim gjirafën e vogël që sapo ka lindur në kopshtin zoologjik.” E ëma shkroi gjërat që përmendi Lori. Pastaj ajo tha “ Tani më përmend 3 gjëra që Joni dhe Ambla do të bëjnë kur të shkojnë të vizitojnë gjyshen e tyre.”Lori u habit nga kjo pyetje. Ajo nisi të flasë “Ata do të….” Pastaj ajo ndaloi kur e kuptoi se çfarë ndryshimi të madh që kishte midis vizitës tek nëna e saj dhe asaj tek gjyshja e Jonit dhe e Amblës. Ajo pranoi “ Oh, nënë. Unë isha duke menduar vetëm sesa e zhgënjyer që isha. Unë duhet të falënderoj Zotin, që gjyshja gëzon shëndet të plotë dhe që ne mund ta vizitojmë atë edhe më vonë.” Lori ngriti sytë nga qielli dhe tha “ Më fal. Nuk do të ankohem më dhe do të lutem për gjyshen e Jonit dhe të Amblës. Do t’u them edhe atyre të luten.”
Si reagon kur përballesh me zhgënjime? Vendos që pavarësisht asaj që mund të ndodhë-pavarësisht se me çfarë zhgënjimi mund të përballesh-ti do të gëzohesh në Zotin. Nëse e mendon këtë, ti mund të gjesh edhe bekime që janë fshehur nën zhgënjimet e tua. Falëndero Zotin për to. Gjithashtu mendo për njerëzit e tjerë që përballen me probleme dhe me shqetësime. A mund t’i lesh të kalojnë ndjenjat e tua dhe të kërkosh një mënyrë që të dalësh pa u dëmtuar prej tyre? Bëje këtë për hir të Jezusit.
Shiko përtej zhgënjimeve!