Rrisni Daniel, David, Ester dhe Pjetër!

Sepse po të jetë se ti hesht në këtë moment, ndihma dhe çlirimi do të vijnë për Judejtë nga një anë tjetër; por ti dhe shtëpia e atit tënd do të shuheni. Përveç kësaj, kush e di nëse është pikërisht për një kohë të tillë që ti ke arritur në pozitë mbretërore?”– Ester 4 : 14

Në ditët e sotme ka shumë shkrime. A keni dëgjuar njerëz që thonë gjëra të tilla si: “Boh me çfarë bote do të përballen fëmijët e mi kur të rriten?” ose “Sigurisht që nuk do të doja të rrisja fëmijë sot! Por nuk do të dëgjoni komente si këto të Alex Cravens. I cili është pastor i të rinjve dhe babai i dy djemve të vegjël.

“Mos t’u vijë keq apo të kini frikë për fëmijët/nipërit tuaj sepse bota në të cilën ata do të rriten nuk është ajo që ka qenë”, shkroi Cravens në një postim që u bë viral. Ashtu si Danieli, Davidi, Esteri dhe Pjetri në Bibël, “Perëndia i krijoi [fëmijët dhe nipërit tanë]… dhe i ka thirrur ata në momentin dhe kohën e duhur.”

Detyra jonë është t’i ndihmojmë fëmijët tanë të njohin dhe ta realizojnë qëllimin për të cilin Zoti i krijoi. Pastor Cravens sugjeron:

Rritini në njohurinë e fuqisë [së Perëndisë] (1 Kronikave 29:11-13).

Stërvitini ata në autoritetin e Fjalës së Tij (Isaia 4:8).

Mësojini të ecin me besim duke e ditur se Perëndia ka kontrollin e gjithçkaje (Isaia 45:5-7).

Mos u mësoni frikën dhe dëshpërimin nga gjendja e botës në të cilën jetojnë, por shpresën se [në Perëndinë] mund të bëjnë diçka për të (Isaia 41:10, Ezekieli 22:30).

“Perëndia nuk po vret mendjen se çfarë do të bëjë me këtë botë të rrëmujshme”, inkurajon Pastor Cravens. “Ai po ngre një ushtri për të mposhtur errësirën dhe për ta bërë Atë [veten] të njohur në të gjithë tokën.”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI