Rizgjim në Kubë, 5000 mijë njerëz i japin jetën Jezusit

Misionarët baptistë të Floridës thonë se “Zoti po lëviz mes kishave dhe njerëzve në Kubë”, pasi rreth 5000 njerëz i dhanë jetën Jezus Krishtit gjatë një udhëtimi misionar në vendin komunist. Tetë drejtues Baptistë të Floridës kujtojnë me gëzim se si lëvizte dora e Perëndisë gjatë shërbesës dhe predikimit ungjillizues. “Ky udhëtim në shumë mënyra më ndryshoi jetën,” tha Manuel Barahona, pastor i Kishës Westside First Baptiste në Boynton Beach. “Kisha në Kubën Perëndimore është e gjallë dhe mirë. Gjithçka që mund të them është, “Lavdia i takon Zotit”!

Grupi u nda në dy pjesë dhe predikoi në 45 kisha në provincat Villa Clara dhe Cienfuegos. “Prioriteti ynë ndërkohë që ishim atje ishte predikimi i Fjalës së Zotit dhe mbështetja ndaj vëllezërve dhe motrave tona. Jam gati të vazhdoj të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar, shpjegoi Barahona. Baptistët e Floridës kanë bashkëpunuar me Konventën e Baptistëve të Kubës Perëndimore që nga viti 1997 dhe drejtuesit thanë se ekziston një uri e sinqertë për Jezusin dhe Fjalën e Perëndisë.

Dhe njerëzit ishin të gatshëm të pranonin! Ata ishin mikpritës, miqësorë dhe të emocionuar kur dëgjonin fjalë shprese nga Perëndia dhe Fjala e Tij. Është e qartë se Zoti po lëviz mes kishave dhe njerëzve në Kubë”, tha Fred Pitts, një pastor në pension nga Saint Augustine, Florida.

Kuba është ngritur dhjetë vende në Listën Botërore të Vëzhgimit të Persekutimit të Krishterë. Regjimi diktatorial intensifikoi taktikat e tij të egra kundër të gjithë drejtuesve dhe aktivistëve të krishterë që ata i shohin si kundërshtues të parimeve komuniste,” shpjegon raporti. “Masat e qeverisë përfshijnë arrestime, rrëmbime, gjoba arbitrare, mbikëqyrje të ngushtë, refuzime të licencave dhe vizave fetare dhe abuzim fizik dhe mendor”. Por pastori Carlos Alamino, themeluesi dhe presidenti i Proclaim Cuba, thotë se të korrat janë gati.

“Kuba është një fushë misioni,” tha ai. “Është një fushë ku Zoti po punon dhe sovraniteti i Tij është mbi gjithçka.” Ai shtoi se është e rrallë që të ketë tubime në natyrë, por qëllimi i tij është të bëjë çdo kishë- shtëpi një qendër trajnimi në mënyrë që Ungjilli të vazhdojë të përhapet.

“Ne mund t’u mësojmë Biblën fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve në mënyrë që ata të kuptojnë planin e Perëndisë për kohët e fundit,” tha Alamino. “Qëllimi ynë kryesor është të ungjillëzojmë ishullin në mënyrë që kubanezët të mund të përgatiten për kthimin e Jezusit.” Drejtuesit baptistë të Floridës dhe udhëheqësit baptistë të Kubës Perëndimore po ndërmarrin hapat e ardhshëm për të trajnuar dhe dishepullizuar ata që së fundmi krijuan një marrëdhënie me Jezusin.

“Pastorët vendas ishin të etur për të parë komunitetet e tyre dhe të gjithë Kubën të ndikuar për Krishtin,” tha anëtari i ekipit të misionit dhe pastori, Phillip Hamm.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI