Mosbindja ndaj Perëndisë çon në vuajtje, por bindja ndaj Tij sjell të mira në jetën tonë.
Galatasve 6:1-10
A mendoni ndonjëherë se urdhërimet e Perëndisë janë kufizuese dhe shtypëse? Ky është një qëndrim i zakonshëm në kulturën tonë, por nuk është qëndrimi që duhet të kenë besimtarët. Urdhërimet e Atit tonë qiellor janë për të mirën tonë. Ato na stërvitin në drejtësi dhe na mbrojnë nga mëkati. Është ndryshe nga pikpamja se ligji i Zotit na pengon të jemi të lumtur, bindja ndaj Tij është në fakt burimi i kënaqësisë dhe lumturisë.
Rebelimi ndaj autoritetit të Perëndisë në çdo fushë të jetës sonë i jep Satanit mundësinë për të bërë kërdi shpirtërore (Efesianëve 4:27). Dhe, siç na thotë Galatasve 6:7, rebelimi kundër Zotit është gjithmonë i kushtueshëm. Në fakt, e vërteta e hidhur është se ne nuk korrim thjesht atë që mbjellim, por shpesh korrim më shumë dhe më vonë sesa mbjellim.
Asnjëri prej nesh nuk dëshiron ta gjejë veten duke qëndruar në një fushë me barëra të këqija. Mos harroni, nuk është kurrë vonë për të mbjellë farën e mirë. Dhe vlen i njëjti parim: nëse do të mbjellim për Frymën dhe jo për mishin, do të korrim frytet e Frymës dhe jetën e përjetshme.
Si Sovran i universit, Ati ynë i dashur ka në mendje më të mirën tonë. Kur kjo e vërtetë u është zbuluar, burrat dhe gratë e urta kanë filluar ta duan Fjalën e Tij dhe janë përpjekur të bëjnë atë që ajo thotë (Psalmi 119:9).