Si të kemi përkushtimin e duhur ndaj familjes?

Prindërimi le gjurmë të pakorrigjueshme te fëmijët. Një prind shembullor dhe i përkushtuar, është jo vetëm fat dhe model për fëmijën, por edhe motiv dhe inspirim për të ndërtuar mbarë edhe ai nesër, familjen e tij të ardhshme. Sa të përkushtuar duhet të jemi ndaj familjes? Sa kohë duhet t”i kushtojmë srehëzës familjare, bashkëshortit apo bashkëshortes, fëmijëve tanë?
Drejtuesja e Lëvizjes “Pro-familja”, Edi Gogu në një intervistë për TV7 Albania, ndan eksperiencën e saj të prindërimit por jo vetëm. Gogu thekson se nëse dëshironi të bëni diçka mirë, atëhere ju duhet përkushtim.
Rëndësia e pranisë fizike të prindërve: Gjithkush vendos stilin e jetesës së prindërimit, mënyrën e organizmit të jetës së tij, sipas mundësive dhe prioriteteve. Por, si njerëz ne kemi nevojë për praninë fizike në jetën e secilit. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ka njerëz, që gjithçka që ata kanë janë paratë. Ndërkohë, që fëmijët nuk mbajnë mend sa dhurata u ke blerë, sa rroba të bukura u ke veshur apo sa pushime luksoze kanë bërë. Fëmijët mbajnë mend sa kohë ke ndenjur me ta, si i ke bërë të ndihen. Në fakt, mbajnë mënd më shumë ato fjalët që mund t”iu shpëtojnë ndonjëhere pa dashje. Ata do mbajnë mend atë fjalë që i ka lënduar ata.
Përcaktimi i “karrierës”: Duket sikur karriera është një sëmundje e keqe. Të punosh, të jetë i suksesshëm, i frytshëm në atë gjë që bën është shumë e rëndësishme. Por ka familje që zgjedhin të mos vënë në plan të parë arritjet apo karrierën, por zgjedhin fëmijët. Ulet pak ritmi pasi ndonjëhere nuk është e nevojshme të merren të gjitha trofetë. Nëse keni vendosur prioritet vetëm karrierën, fazat e fëmijeve nuk ke mundësi ti shijosh, pasi mungon koha fizike. Nuk mund ti kryeni të dyja njëkohësisht. Baraspesha nuk është e thjeshtë. Ka momente ku duhet të zgjedhni prioritetet. Në jetë ka faza të caktuara. Ka faza kur fëmijët marrin prioritetin më të madh, sidomos mosha kur ata janë pak më të vegjël, derisa bëhën gati për në klasë të parë. Ata kanë nevojë për më shumë kohë fizike sepse ju duke i mësuar që nga mënyra sesi të ecin, ushqehen apo të luajnë. Edhe mësimet e para, gjërat që ju dëshironi, vlerat apo mësimet,ato merren në preherin e babit dhe të mamit.
Të mos i shumëzojmë fëmijët me zero: Kur kemi mundëis të kalojmë kohë më fëmijët tanë, të mos hezitojmë të luajmë e të argëtohemi me ta. Ti lëmë gjërat tonë, por të zgjedhim fëmijët. Ata kënë nevojë të gëzojnë.
-Zgjedhja mes cerdhes dhe gjyshes: Të dyja funksionojnë. Nëse ju gjeni një kopësht apo çerdhe të mirë ku edukatoret janë shumë të mira dhe fëmijët mësojnë, kjo është zgjedhja e duhur. Nëse ti ke gjyshër që janë dakord të të ndihmojnë sipas rregullave që vendos ti, edhe kjo është e mirë. Është shumë e rëndësishme që gjyshërit të jenë pjesë e ekipit të prindërve, sipas rregullave të këtyrë të fundit.
Investimi tek fëmijët: Rëndësi të madhe në prindërim merr prania dhe ndihma e bashkëshortit..Kujdesuni që fëmijët tuaj të jenë mirë fizikisht, po ashtu edhe të shëndetshëm. Krahas kujdesit për anën fizike, kujdesuni veçanërisht për anën shpirtërore dhe emocionale të tyre. Kjo është si një valixhe që fëmijët do ta marrin me vete gjatë tërë jetës së tyre. Do të jenë kujtimet, emocionet, mënyra sesi ata ndihen dhe shohin veten e tyre.
Përkushtimi ndaj bashkëshortit: Të kesh përkushtim ndaj bashkëshortit, përkthehet në përkushtim ndaj vetes. Vetëm në martese e në dashuri, veprimi matematikor artimetik është 1+1=1. Vetëm këtu funksionon. Nëse nuk kujdeseni për bashkëshortin tuaj, atëherë nuk kujdeseni për veten tuaj. Në jetën tuaj, bashkëshorti duhet të luajë rolin e gjysmës tuaj më të mirë. Mos u fokusoni tek detajet, sa kohë u jepni njëri-tjetrit. Të dy palët e pozitës suaj duhet të jetë gjithmonë plot, përpiquni që secili të japë maksimumin etij.
Sfidat: Sfida më e madhe është koha. Ju kërkoni të bëni shumë gjëra por nuk keni kohë. Ndonjëherë e keni të vështirë të vendosni veten tuaj në vend të dytë. Por, ka momente që do t”iu duhet ta vendosni veten tuaj në vend të dytë në varësi të nevojave.
Mendimet e dyzuara: Pyetja nëse jeni duke bërë maksimumin tuaj me fëmijët apo bashkëshorttin mund t”iu shoqërojnë. Ju keni dëshirë të jepni më të mirët tuaj në këto dy sfera të rëndësishme, që janë plotësuese të njëra-tjetrës. Ju kërkoni që ditës ti merrni më të mirën, dhe të jepni më të mirën. Po kështu edhe bashkëshortit, fëmijëve, shoqërisë, komunitetit që ju rrethon dhe kolegëve. Në fund të ditës, ju mund të mendoni se nuk po bëni gjënë e duhur. Momentet e dyshimit mund t”ju shoqërojnë, por vlerësoni përpjekjet tuaja të vazhdueshme të përkushtimit që ju kini në familje.
Për të ndjekur intervistënn e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI