Roli i heshtur social i kafes

Origjina e kafesë

Kafeja  është një pije popullore e përgatitur nga fara të pjekura të bimëve. Thuhet se farat e kafesë janë gjetur brenda kokrrave të rritura nëpër shkurre. Më pas këto fara i  nënshtrohen një procesi në të cilën ato piqen në shkallë të ndryshme për të prodhuar kafen.  Mendohet që kjo pije të jetë zbuluar për herë të parë në Etiopi në shekullin IX. E konsideruar si kafe bimore, ajo eksportohet nga Afrika në vende të ndryshme të botës. Tashmë e gjejmë të kultivuar në mbi 70 vende, kryesisht në rajonet ekuatoriale të Amerikës, Azisë Juglindore, Indisë dhe vet Afrikës.

Funksioni social i  kafeneve. Shtëpitë Londineze të kafes.

Formimi i kulturës rreth kafesë  dhe kafenesë  daton që nga  shekulli i 14-të.  Në Evropën Perëndimore dhe në Mesdheun Lindor  u zhvilluan të ashtuquajturat “shtëpi-kafe” , disa  ambiente sociale të cilat viheshin në funksion të qendrave artistike dhe intelektuale. Nëse do të merrnim rastin e  kafenes së mirënjohur “Les Deux Magots” në Paris, që tanimë e gjejmë të shndërruar në një vend tërheqës turistik, duhet të dimë se dikur kjo kafene ka  qenë shtëpia e dytë e  intelektualëve  si, Jean-Paul Sartre dhe Simone de Beavour.

Një tjetër rast të shtëpisë së kafes  e gjejmë nga fundi i shekullit 17-18 , ku kafenetë në Londër u përdoren si vende për  t’u mbledhur artistë, shkrimtarë, dhe shërbyen gjithashtu edhe si qendra për veprimtari politike dhe komerciale.

“The Starbucks” është një nga kafenetë e shumta në Rusell Street. A mund ta imagjinoni veten tuaj teksa  hyni brenda, uleni pranë dikujt që është i panjohur për ju dhe e pyesni për lajmet më të fundit?  Apo të përplasni me zhurmë një novelë mbi tavolinë  ndërsa dikush po pi kafen dhe ta pyesni për opinionin e tij mbi këtë vepër  në mënyrë që edhe ju të jepni opinionin tuaj më pas?

Kjo nuk është një gjë që bëhet. Të paktën jo në ditët e sotme.

Por 300 vjet më parë, pikërisht kjo lloj sjellje inkurajohej në qindra shtëpi kafeje  në të gjithë Londrën.  Brenda tyre qëndronin  poetë, skenaristë, gazetarë dhe pjesëtarë të publikut të cilët mblidheshin bashkë rreth tavolinave të gjata prej druri dhe pinin kafe apo çaj , mendonin, shkruanin dhe diskutonin rreth literaturave të ndryshme përgjatë gjithë natës.   Më parë kafeja ishte përdorur vetëm për shkak të efekteve që mendohej se kishte në shëndetin e njeriut.  Shtëpitë e kafes shërbenin gjithashtu edhe çajin dhe çokollatën e ngrohtë.

Historiani Brian Cowan i përshkruan Shtëpitë  Angleze të Kafes si “ vende ku njerëzit mblidheshin për të pirë kafe, për të lexuar lajmet e ditës dhe ndoshta për t’u takuar me rezidentë  të tjerë e për të diskutuar çështje që i shqetësonin. Mungesa e alkoolit krijonte një atmosferë në të cilën ishte e mundur që të diskutoje për gjëra më serioze. Shtëpitë e kafes gjithashtu kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tregjeve financiare dhe gazetave.”

Historianët shpesh i lidhin shtëpitë angleze të kafes, që kanë  nisur të ekzistojnë gjatë shekullit të 17 dhe 18, me historinë intelektuale dhe kulturore të “ Epokës së Ndriçimit”. Gjithashtu edhe grupet politike i përdornin shtëpitë e kafes si një vend takimi.

Nga pikëpamja kulturore, kafenetë kryesisht shërbejnë si qendra të ndërveprimit shoqëror. Ka  vende ku termi “kafe” mund t’i referohet edhe një dhome çaji, një lokali të vogël dhe të lirë, ku shërbehen edhe ushqime të lehta. Në ditët e sotme, të pish kafe çdo ditë është preferencë e shumë njerëzve. Pasi ky ambient i  siguron njerëzve të mblidhen , të flasin , të lexojnë, të shkruajnë, të argëtohen me njëri-tjetrin, ose edhe për të kaluar kohën vetëm , apo  në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kafenetë kanë filluar të frekuentohen edhe më shumë, pasi një pjesë e  njerëzve sot pëlqejnë të shkojnë në këto vende, nisur edhe nga mundësia që ofrojnë për lundrimin në internet.  Sido që ta pëlqejmë kafen, , duhet të dimë se sot kafeja është e njohur si një nga pijet që parapëlqehet të konsumohet më shumë nga shoqëria në mbarë botën.

Në të vërtetë, një botë e tërë e vogël duket sikur është krijuar rreth  një filxhani kafeje. Kudo dëgjohet pyetja tipike:

“ A do ta  pimë një kafe?”  Kjo pyetje është pikënisja e ditës për të gjithë. Nëse kemi një problem me dikë  dhe duam ta zgjidhim, nëse duam të bisedojmë, nëse kemi nevojë për praninë e dikujt, nëse duam të dalim nga dyert e shtëpisë atëherë vendi që  zakonisht zgjedhim të shkojmë  janë kafenetë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI