Ati më i mirë

Lexo: 1 Kronikat 29:10-14      

Lea ishte duke kontrolluar listën e gjërave që duheshin për Krishtlindje. Ajo tha “Hajde tani, Anja. Ne duhet që të blejmë akoma dhuratat, përpara se të takojmë mamin te pema e Krishtlindjes, që ka gjithë ata pëllumb  të bardhë të vendosur në të.  Eja.”

Anja ishte përqendruar tek një burrë i cili po drejtonte një helikopter lodër  të komanduar. Ajo drejtoi gishtin drejt tij dhe tha “ Po vij. Unë mendoj se duhet ta blejmë këtë helikopterin për babain.  Lea ngriti supet. Ajo u përgjigj “ Le të shohim në fillim se çdo të gjejmë

Ato ishin ende duke kërkuar për dhuratën që do t’i bënin babait të tyre, kur takuan mësuesen e tyre dhe vajzën e saj Grejsin. Zonja Arta buzëqeshi dhe vuri re pakot që vajzat po mbanin.  Ajo tha “ Duket se jeni duke blerë gjëra për Krishtlindje” Grejsi thirri “ Uau, duhet të keni bërë gjithë atë punë që  keni fituar mjaftueshëm për të blerë gjithë ato dhurata. Apo ju ka dhënë babai lekë për t’i blerë ato?”  Anja tha “ Ne kemi fituar vetë lekët për një pjesë të tyre, por babai na dha disa lekë më shumë,për të blerë dhurata.” Grejsi  buzëqeshi “ Pra, ju po i  blini  babait tuaj një dhuratë me lekët e tij? Kështu e bëj dhe unë. “

Lea buzëqeshi. “ Ne po përpiqemi që të gjejmë një dhuratë vërtetë të këndshme për të.  Në fund të fundit, ai e meriton shumë.” Mësuese  Arta, tundi kokën dhe tha “ Ti ke shumë të drejtë.”  Në shkollën e së dielës, ditën tjetër, Anja dhe Lea po qeshnin me njëra-tjetrën, kur mësuesja e përdori rastin e tyre për të përshkruar.  Ajo i tha klasës “ T’i japësh  babait  një dhuratë që e ke blerë me lekët e tij, është një shembull i shkëlqyer sesi t’i japësh Zotit. Zoti na jep të gjithëve jetën, kohën, dhe talentet dhe ne shpesh ankohemi për t’ja dhënë sërish këto gjëra atij.  Ne harrojmë se në fakt gjithçka që kemi, i takon Atij.  Ne po i japim vetëm atë çfarë i takon me plot të drejtë Atij.”

Anja, ngriti dorën e saj dhe tha “ Babait i  pëlqen kur ne përdorim lekët që ai na ka dhënë dhe ja kthejmë duke  blerë gjëra të bukura për të.  Dhe Zotit  gjithashtu, i pëlqen kur ne përdorim atë që na ka dhënë dhe ja kthejmë Atij, apo jo? “ Mësuese  Arta tha duke buzëqeshur “  Po, Atij i pëlqen kjo. Po ashtu si babai juaj, Zoti meriton dhuratat më të mira që ne mund t’i japim.”

A e mban mend se të gjitha bekimet e tua vijnë prej Zotit?  Apo e ke shumë inat që të hedhësh lekët që ke fituar vetë tek ofertat?  A ankohesh për kohën që nevojitet për të mësuar leksionet e Biblës apo për të shkuar në kishë?  A do të doje që të mos këndoje të kori i fëmijëve apo të ndihmoje në ndonjë mënyrë tjetër?  Mendoje.  Paratë, koha, talentet që ke janë dhurata nga Zoti,  Ati yt Qiellor.  Vlerëso gjithçka që ai të ka dhënë dhe përdore për t’i dhënë lavdi atij.

Gjithçka që ti ke i përket Zotit!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI