Janë shkruar artikuj të panumërt dhe reagime të ndryshme për “Fifty Shades of Grey,” (Pesëdhjetë hijet e Greit) filmi i adaptuar nga librat e autores britanike, E.L. James. Së fundmi autorja Rebecca St. James ka reaguar me publikimin e një novele të realizuar në bashkëpunim me Nancy Rue. Libri, “One Last Thing,” (Diҫka e fundit) sjell tek lexuesit një këndvështrim tjetër mbi pornografinë, duke treguar historinë e një ҫifti të ri marrëdhënia e të cilëve shkatërrohet për shkak të një varësie të fshehur.
Në një intervistë të fundit, autorja ka thënë: “Nuk ka zona gri. Pornografia është një problem dhe fatkeqësisht sjell abuzim tek gratë në një zonë që është më e pranueshme. Kjo i bën ato të kthehen në objekte, gjë që con drejt dhunës në jetën reale. Filma si “Fifty Shades of Grey” e lënë abuzimin ne hije, duke bërë që të duket normal apo intrigues në kulturën e sotme.”

Ajo ndjen se bashkëpunimi i saj me autoren Nancy Rue në këtë libër të ri, do të sjell frymëzim që do t’i inkurajojë dhe fuqizojë lexuesit të përballen me sfidat e jetës së përditshme të duke ndriҫuar një dritë në errësirën e pornografisë.
