Pyetja më e rëndësishme në botë!

Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia dhe mundin tim për t’i kryer; dhe ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim për të kapur erën; nuk kishte asnjë përfitim nën diell.- Predikuesit 2 : 11

Ajo u kurorëzua Mis Amerika në kohën që po diplomohej për drejtësi në Master për Administrim Biznesi. Ish-atletja më e mirë e kolegjit, la drejtësinë për t’u bërë korrespondente televizive e nominuar për çmimin Emmy—dhe sapo kishte mbushur 30 vjeç. Por kur nuk mundi t’i përgjigjej të ashtuquajturës, “pyetja më e rëndësishme në botë”, Çesli Krist u hodh nga një ndërtesë e lartë në Nju Jork dhe vdiq.

Historia e Krist-it është një histori shumë e trishtë. Më pak se një vit më parë, ajo kishte shkruar: “Zbulova se pyetja më e rëndësishme në botë… është pyetja pse? Pse duhet të punoj të kem kaq shumë arritje vetëm për të pasur dhe një fitore tjetër? Pse të jepem kaq shumë pas medaljeve apo një tjetër eksperience në CV time? …Pse duhet të punoj kaq shumë për të arritur ëndrrat që shoqëria më ka nxitur të dua kur vazhdoj të jem bosh brenda meje?”

Ashtu si Çesli Krist, shkrimtari i librit të Predikuesve arriti gjithashtu në përfundimin se “Çdo gjë është e kotë” (Predikuesit 1:2). Ky është një lajm i keq. Por bashkë me lajmet e këqija, Bibla  na jep edhe lajmin e mirë. Sipas saj, përveç marrëdhënies me Zotin, arritjet e kësaj jete nuk do të kënaqin kurrë. Por Jezusi erdhi për të na dhënë shembullin se si duhet të jetojnë njerëzit, nëpërmjet vdekjes dhe ringjalljes së Tij. Shërimi, shpresa dhe një jetë me kuptim dhe kënaqësi u ofrohet të gjithë atyre që besojnë në Të.

Mbajeni shpresën tuaj te Zoti, sepse pranë Tij ka dhembshuri”, thotë Bibla, “… tek Ai ka shpëtim të  plotë” (Psalmi 130:7).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI