Projektimi i brendshëm … nga Perëndia

A e di se Bibla flet edhe mbi mobilimin e shtëpisë tënde? Shkruesi i Fjalëve të urta ka thënë” Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi. Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.”( Fjalët e Urta 24:3-4)

Më lejo të përsëris pjesën e fundit: “Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.”

thesaret e vlerave të Krishtera- morali që do të doje t’u përçoje fëmijëve të tu.  Thesaret e mrekullueshme të vlerave të  Krishtera  janë shumë më të çmueshëm se çfarëdolloj objekti antik e me vlerë që mund të posedoni.

Si mund të jemi të sigurt që shtëpitë tona janë mbushur me vlera të Krishtera? Për këtë na nevojitet  “ Projektimi hyjnor i Perëndisë.”  Çdo prind transmeton tek fëmija i tij, një lloj sistemi vlerash, qoftë ky pozitiv apo negative.  Ajo çfarë ne dëshirojmë, është që t’u mësojmë fëmijëve tanë një sistem Biblik të vlerave, e për këtë na nevojitet një plan.

Ky plan duhet të ketë dy elementë- së pari, një listë specifike të vlerave të shkruara në bardhë e zi, mbi të cilat ti dhe partneri yt bini dakord që janë të rëndësishme, e së dyti, shkruani mënyrat sesi do të arrini që t’i transmetoni këto vlera. Më lejo që të sugjeroj disa.

Më së pari, përfshirja në kishë- por mos lini gjithçka vetëm  në kishë. U mësoni fëmijëve tuaj Biblën në shtëpi, sidomos duke i nxitur ata që t’i mbajnë mend  përmendësh shkrimet.  Lutja së bashku në familje është po kaq e rëndësishme. Gjithashtu bëj ç’të mundesh për të pasur materiale të Krishtera që do të ndihmojnë fëmijën tënd, të tilla si librat, Cd, DVD, e muzikë të mirë; këto janë mjete që do të ndihmojnë. Më pas sigurohu që fëmija yt ka mjaftueshëm miq të Krishterë që do ta mbështesin atë.  Nëse është e nevojshme sill fëmijë në shtëpi që jetojnë në të njëjtën lagje në mënyrë që të shpenzojnë kohë së bashku.

Shtëpia jote duhet të jetë vendi më i ngrohtë, më i lumtur dhe më i dashur në botë sepse Jezusi është aty.  Ajo është një fole për të ushqyer këta fëmijë të çmuar që Perëndia të ka dhënë ty. Po sikur t’i shtonit disa vlera të reja të Krishtera shtëpisë suaj?

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI