Probleme të mundshme me borxhin

Shenjat e problemeve të mundshme me borxhin

Përpara se të skllavërohesh nga borxhet, do të ishte zgjuarsi të shikoje zakonet negative që mund të kesh krijuar tashmë e të fillosh të ndryshosh mënyrën se si i trajton paratë. Nëse i përgjigjesh me po ndonjërës prej pyetjeve të mëposhtme, ti mund të kesh një problem me borxhin.

  • A paguan vetëm minimumin e gjendjes së kartës së kreditit?
  • A merr para parapagim nga kartat e kreditit për të paguar për shpenzime të tjera?
  • A e pranon që nuk ke llogari kursimi ku të grumbullosh vazhdimisht para?
  • A i përdor kursimet për të paguar faturat e kartës së kreditit?
  • A dërgon pagesat mbas datës së caktuar?
  • A e shmang hapjen e letrave që të vijnë?
  • A vë para në bankë pasi i ke paguar faturat?
  • A pret deri në minutën e fundit për t’ipaguar taksat?
  • A ke konflikte familjare për paratë?

“Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e ka përmbushur ligjin.” (Romakëve 13:8)

“A do jem i pasur nëse ndjek parimet financiare të Perëndisë për menaxhimin e parasë?”

Perëndia nuk garanton se do jesh i pasur. Ai ka arsye të ndryshme pse e lejon varfërinë në botë dhe pse i jep pasuri atyre që nuk e nderojnë Atë. Por Perëndia na jep shumë parime në Bibël për të na ndihmuar të bëhemi të mençur në lidhje me çështjen e parasë. Së fundi, ne duhet të besojmë që nga sovraniteti i Tij, Ai ka kontrollin mbi të gjitha gjërat, duke e ditur se Ai ka një plan dhe një qëllim, edhe në atë që mundtë duket e padrejtë.

“I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të  përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.” (Fjalët e Urta 22:2)

“Shumë nga shëmbëlltyrat që Jezusi tregoi kishin të bënin me menaxhimin e parave. Përse Jezusi e lidhi ngushtë gjendjen tone shpirtërore me financat?” Gjashtëmbëdhjetë nga tridhjetë e tetëshëmbëlltyrat, kanë lidhje me marrëdhënien midis parasë dhe motivimit tonë shpirtëror. Pse? Mbase sepse dy mëkatet kryesore të idhujtarisë dhe lakmisë janë të lidhura ngushtë me dashurinë ndaj parasë.

“Sepse këtë e dini, që asnjë kurvar, ose i papastër ose lakmitar, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.” (Efesianëve 5:5)”

Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Çelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.”

Na kontaktoni në [email protected], P.O.BOX 29 14 Tiranë

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI