Në ditët e sotme, familja është në një betejë të fuqishme me botën. Ne jetojmë, është një kohë shumë e vështirë për të rritur fëmijë, nëse përpiqemi ta bëjmë këtë vetëm. Shqetësimi dhe frika që ndjejmë për ta, janë emocione të fuqishme dhe shpeshherë, gjendemi në rrugë pa krye.
Por duke u shqetësuar, a mund t’i shtojmë qoftë edhe një minutë jetës sonë? A mund t’i shtojmë qoftë edhe një centimetër shtatit tonë?
Perëndia është Ati ynë, sepse Jezusi pagoi çmimin, që ne të jemi bijtë e Perëndisë. Ne kemi nevojë për një jetë lutjeje, që të mund të krijojmë një vend të sigurt për familjen tonë. Padyshim që secili prej nesh, lutet për fëmijët e tij dhe dëshiron që ata të kenë një jetë të mirë dhe të mos u mungojë asgjë. Të njëjtën gjë dëshiron edhe Perëndia për ne, si bijtë e Tij. Prandaj Ai na dha Jezusin!
Në programin “Familja sot”, Dan thotë: “Puna e rritjes së fëmijëve, është një e katërta e jetës sonë, vetëm nga mosha 1, deri në 18 vjeç. Kjo është një pjesë e vogël e jetës sonë, por Perëndia sheh nga afër dhe dëshiron t’i nderojë shumë, ata që i qëndrojnë besnikë familjes së tyre.
Nëse keni fëmijë, nipër apo mbesa, ju mund të luteni për ta. Ju mund të ndani Fjalën e Perëndisë me ta. Mos ndjeni keqardhje për të kaluarën, por bëni tani, atë që mundeni. Fëmijët janë puna juaj më e rëndësishme. Ju po formoni një qënie shumë të vlefshme, shumë më me vlerë se sa një vepër arti, sepse ata janë persona të pavdekshëm, që do të jetojnë përgjithmonë.”
Ky është një privilegj i jashtëzakonshëm për ne si prindër. Sepse po na pret një shpërblim i madh në qiell!
Mos lejoni askënd, ta marrë kurorën tuaj!
Programin e plotë të transmetuar në Radio 7 mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm.