Pesë gjëra që nuk dini mbi krenarinë

Krenaria është një fenomen mjaft i përfolur dhe në shumicën e rasteve klasifikohet si një veti negative dhe shkatërruese  e karakterit Ne jemi në luftë të vazhdueshme me të. Krenaria, është mëkati që largoi djallin nga parajsa. Ajo është një vdekje shpirtërore, sepse e kthen lavdinë që duhet t’i atribuohet Zotit, vetes.

  1. Krenaria është referuar si mëkati i parë

Duke iu referuar të vërtetës së Biblës, djalli u verbua nga pasioni i tij për fuqi dhe dëshira për të marrë fronin e Perëndisë, pasoja këto të krenarisë. Kur krenaria e mbërthen zemrën e njeriut, e drejton atë në një adhurim të zvetënuar.

  1. Krenaria vjen nga fjala latine “hubris”

Krenaria është një e metë tragjike në shumë heronj letrarë. Në mitologjinë greke, kuptimi i kësaj fjale përshkruan një tejkalim të krenarisë, që çon në një mosbindje rebele ndaj autoriteteve supreme.

  1. Është e njohur gjithashtu si mburrje

Krenaria është ilustruar me vetëlavdërimin. Kur dikush përfshihet në këtë lloj krenarie, ai bëhet narcis, i sipërfaqshëm, dhe plotësisht i pandjeshëm  ndaj Zotit. Bibla në librin e Fjalëve të Urta thotë, “Ndonëse Zoti është i shkëlqyeshëm, ai tregon kujdes për njerëzit e thjeshtë, por mendjemadhin e njeh nga larg.”

  1. Është simbolizuar me kullën e Babelit

Historia e kullës së Babelit në librin e Zanafillës, është përdorur në librin Ferri të Dantes, për të përshkruar krenarinë. Punonjësit e zellshëm të kullës së Babelit në dukje po tregonin virtyte si të punuarit bashkë për të arritur një qëllim të përbashkët. Fatkeqësisht, veprimet e tyre po kryheshin në krenari, sepse po punonin në mungesë të ndikimit së Zotit.

  1. E kthen zemrën në një vjedhës lavdie

Lavdërimi i Zotit, është zakonisht një metër për të testuar arrogancën në jetën tonë. T’i japësh lavdi Zotit fillon me zemrën. Krenaria, nxit idenë e të qenit më i mirë se të tjerët, madje më superior se vetë Zoti. Përulja është e vetmja mënyrë për të luftuar një stil jetese të zotëruar nga ky mëkat vdekjeprurës. Një mënyrë praktike është t’i drejtosh lavdërime Zotit për çdo arritje tënden.

Në fund do të shtonim se të kesh besim në vetvete dhe të jesh krenar  nuk është e njëjta gjë. Sa herë ta gjesh veten duke i ngritur kulte lavdërimi vetes, kthehu të shikosh njerëzit dhe rrethanat që të ndihmuan të arrije aty ku je. Dhe më e rëndësishmja ktheji sytë nga Zoti për ta lavdëruar sepse dora e Tij është kudo.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI