Ku jetojnë më shumë bakteret ?

Shumë shpesh frekuentojmë vende të ndryshme, e nuk na shkon mendja aspak për të gjithë sasinë e mikrobeve dhe baktereve që mund të hasim në këto ambiente. Por nëse nuk dimë se ku gjendet mundësia më e madhe për t’u prekur nga këto mikroorganizma shpesh shumë të dëmshme, kjo mund të na shkaktojë shumë probleme me shëndetin tonë.

1-Të notosh me bakteret

Një park uji, në të cilin zhyten 1000 fëmijë ka rreth 10 kg mbetje organike që lundrojnë brenda në pishinë.  Fëmijët e vegjël, mund të mbartin shumë prej këtyre mbetjeve në pishinë, duke qenë se nuk lahen përpara se të futen në ujë.  E me sa duket, klori nuk vret gjithçka.  Është gjetur se më shumë se gjysma e pishinave rezultojnë pozitive për përmbajtjen e bakterit E.Colit. Si mund të mbrohesh? Përpiqu që të mos të  gëlltisësh  ujë.

2-Çfarë do të hamë për darkë?

Menytë  e restoranteve kanë 100 herë më shumë baktere, se ulësja e tualetit. Kështu thotë Charles Gerba, një mikrobiolog që punon në Universitetin e Arizonës. Menytë preken nga qindra njerëz, por fshihen vetëm njëherë në ditë, e zakonisht me një copë rrobe të përdorur më parë. Në vend se të lani duart përpara se të uleni, bëjeni këtë pasi të keni dhënë porosinë

3-A ju pëlqejnë bakteret në garniturën tuaj?

Të pëlqen pak limon në ujin tënd? Kërkuesit kanë parë një duzinë mikrobesh në buzët e gotave të restoranteve. Ata kanë gjetur se 70 %  e limonëve që përdoren  kanë mikrobe, duke përfshirë këtu edhe Esheria coli, e kjo mund t’u shkaktojë probleme me stomakun.

4-Çezmat e ujit që janë të vendosura nëpër vende publike.

Mendoni dy herë përpara se të lejoni fëmijët tuaj që të pinë ujë prej vendeve të tilla.  Janë më të pista se sa ndenjëset e tualeteve.  Kjo sepse tualetet pastrohen rregullisht.  A ke parë njeri që të pastrojë çezmat ku pihet ujë? Në vend se të pish aty, merr me vete një shishe me ujë.

5-Në ashensor

Shumë njerëz shqetësohen sepse u duhet që të prekin shumë doreza dyersh, por ata duhet të kujdesen edhe për butonat e ashensorit gjithashtu.  Nuk besojmë se keni parë ndonjë që i pastron ato. Mundohu që t’i shtysh me bërryl, mund të zgjedhësh të ngjisësh shkallët, ose të kesh dezifenktues me vete.

6-Dhomat e hotelit

Dhomat e hotelit nuk kanë vetëm nga një copë mente për t’u mirëpritur. Telekomanda e televizorit, është objekti më i papastër që mund të gjeni. Ndaj është mirë që ta fshini atë përpara se të filloni të ndërroni kanalet. Të tjera objekte të cilat mund të mbartin baktere: çelësi i abazhurit, kuverta e krevatit, telefoni, gotat e verës që janë të pa mbështjella.

7-Lodrat

Parqet e lojërave për fëmijët zor se pastrohen. Një ndër gjërat që mund të përmbajnë baktere janë kovat e rërës, që kanë 36 herë më shumë mikrobe se sa një tabaka restoranti.  Baktereve u pëlqen shumë që të fshihen në vende të ngrohta dhe me lagështirë. Gjithmonë, mbasi të frekuentoni vende të tilla, pastroni duart me dezifenktues dhe fshijini mirë ato

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI