Përsosmëria duket seështë njëçështje më e rëndësishme për gratë, se sa për burrat. Në fund të fundit, media u thotë grave, “Ti duhet të kesh një trup perfekt,që t’i shkojë personalitetit tënd perfekt.” Shoqëria thotë, “Shtëpia dhe familja jote, duhet të jetë gjithashtu e përsosur.”
Bota profesionale të thotë, “Ti duhet të shkëlqesh në karrierën tënde”. Dhe biznesi i kirurgjisë plastike lulëzon, teksa gratë pyesin veten në lidhje me vetëbesimin. Ato shpresojnë se një hundëe përkryer, e bën një person të përkryer.
Të gjithë ne kemi pak përsosmëri brenda nesh. Ne jemi bërë sipas imazhit të Zotit. Ne mund të imagjinojmë se çfarëështë perfeksioni. Megjithatë, për shkak të natyrës sonë mëkatare dhe sjelljeve tona egoiste, dështojmë ta arrijmë atë. Në librin e tij Të jetosh me njënjeri të përsosur , Dr. David Stoop shkruan: “Ne dëshirojmë martesën e përsosur me partnerin perfekt. Ne gjithashtu duam të jemi prindër perfektë,që rrisin fëmijë perfektë… Patjetër që kjo do të thotë se vetë ne duhet të jemi perfektë.”
Pa Jezusin, e vetmja mënyrë që të provojmë se vlejmë diçka,është perfeksioni. Por gjithmonë nuk ja arrijmë. Ndonjëherë zhgënjejmë bashkëshortët tanë. Ditë të tjera ne jemi të padurueshëm me fëmijët tanë. E me sa duket edhe në punët tona ne bëjmë gabime që nuk mund t’i justifikojmë dot. Pastaj përballemi me të vërtetën e qartë: Asnjë nga ne nuk është perfekt. Vetëm Perëndia është i tillë. Ne jemi veçse njerëz. Ashtu si ka thënë edhe shkruesi i Fjalëve të Urta, “Kush mund të thotë: “Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im”? (Fjalët e urta 20:9)
Na duhet të pranojmë faktin se jeta jonë nuk ka për të shkuar vaj dhe në mënyrë të përkryer.Nuk ka asgjë të gabuar këtu. Zoti nuk e ka pasur për qëllim këtë. Ai e dinte se nuk do të ishte diçka e mirë për ne. Sepse ne do ta ndërtonim vlerësimin për veten në bazë të jetëve tona të përsosura dhe jo tek Perëndia.
Një ditë do të jemi perfektë. Bibla na thotë kështu. Tek libri i Hebrenjve shkruhet “shpirtërat e të drejtëve që u bënë të përsosur” ( Hebrenjtë 12:23). Mezi po pres!