Personat e traumatizuar, simptomat dhe mënyra e rehabilitimit të tyre!

Të gjithë kanë përvoja që janë shqetësuese ose lënduese. Ekziston një ndryshim midis ngjarjeve që janë shqetësuese përkohësisht dhe atyre që janë traumatike. Trauma është çdo ngjarje që një person e percepton si të dëmshme ose kërcënuese dhe ka një efekt afatgjatë në mirëqenien e atij personi. Konfliktet e armatosura kanë një ndikim shkatërrues në shëndetin mendor të popullsive të prekura.
Në një intervistë për TV7 Albania, këshilluesja e Qëndrës” “Çelësi im”, Davida Pecaj tregon çfarë është konkretisht trauma dhe cilat janë shenjat kryesore të saj.
“Traumat në jetën e një individi nuk kanë një burim specifik. Ka disa ngjarje madhore që përcjellin trauma si luftërat, konfliktet e armatosura, pandemitë, konfliktet familjare, dhuna në familje, aksidentet, sëmundjet etj. Trauma përcakton një ngjarje që kalon limitet e dikujt në përballimin e situatës. Ekspozimi ndaj ngjarjeve traumatike, sjell ç’rregullime të spektrit mendor. Kjo e bën njeriun të paaftë të mendojë në një mënyrë të drejtë, të paaftë për të marrë vendime. Shtrembërohen strukturat mendore, koncepti për të ardhmen apo optimizmi që mund t’ia dalim për jetën”.
Sipas këshillueses, e rëndësishme mbetet edhe frekuenca e përballjes së individit me traumën, pasi ose mund të ketë qënë një situatë ose personi ekspozohet në mënyrë të vazhdueshme përmes traumave.
Disa nga shenjat që shfaqin personat e traumatizuar:
Përsëritja: Traumat paralizojnë jetën e një njeriu. Shfaqja e simptomave nis me përsëritjen. Personi traumatik përsërit në mënyrë të vazhdueshme situatën që ka parë apo kaluar. Një element i vogël mund të ndikojë në kujtesë për t”i sjellë në vemendje skenat. Personi e përsërit ngjarjen nga fillimi. Skena i duket sikur po ndodh në moment. Mund të jetë çfarëdolloj shenje që personin e lidh me situatën traumatike të kaluar. Kjo është shenjë e stresit post-traumatik.
Gjumi: Gjumi mbetet problematik tek persona të tillë. Skenat e kaluara, të regjistruara ë mëndje, ripërsëriten në kohën kur individi është duke u qetësuar. Mund të shfaqet në formën e ëndrrave apo vegimeve. Varet sesi truri është programuar.
Ankthi: Personi ka ankthe të gjalla. Në një farë mënyrë i duket sikur është prezent në skenën që ka parë. Kalon në depresion. Personi ndjehet i hidhëruar nga gjithçka që ka ndodhur. Një person i tillë nuk beson se gjërat do të shkojnë mirë në të ardhmen.
Shtrembërimet: Personi nuk mundet që të mendojë një të ardhme të mirë. Vërehët një shkëputje nga jeta aktive, nga personat, rrjetet sociale apo veprimtari që mund të sjellin atmosferë. Personi kalon në një agresivitet që nuk e dëshiron por nuk arrin ta kuptojë këtë gjë.
Mendime vetvrasje: Tek shumica e personave që kalojnë stresin post-traumatik gjenden mendimet e vetëvrasjes. Ngjarjet traumatike bëjnë që të mos vlerësojnë sesa vlerë ka jeta e tyre.

Këshilluesja Pecaj thotë për TV7 Albania se rehabilitimi i personave të tillë është shumë i vështirë dhe kërkon një process të gjatë trajtimi. “Të merresh me rehabilitimin e personave të tillë, është shumë e vështirë dhe kërkon një process të gjatë e ndërveprues mes specialistit dhe individit. Kërkon një formë bashkëpunimi të harmonizuar nga shumë instititucione. Specialisti që e kuron për shëndetin mendor pacientin, ambienti familjar dhe shoqëria, janë faktorë të rëndësishëm të rehabilitimit. Një individ i tillë nuk mund të shërohet vetëm. Për të dalë nga kjo situatë, varet nga kurajoja e individit për t’i dhënë forcë vetës, për tja dalë mbanë. Gjëja e parë që duhet të kuptojë është që ka nevojë për ndihmë dhe të drejtohet tek specialist i duhur. Një person me stres post -traumatik ka nevojë për larmishmëri shërbimesh. Harmonizimi i shërbimeve dhe vetë iniciativa e individit për të ndryshuar jetën me mbështetjen familjare, janë të rëndësishme që ky individ tja dalë mbanë mbanë sa më shpejt.

Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e bashkangjitur:

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI