Gjithçka që duhet të dini mbi aritminë

Aritmia është një çrregullim i ritmit të rrahjeve të zemrës. Gjatë aritmisë, zemra mund të rrahë shumë shpejt, shumë ngadalë ose me një ritëm të çrregullt. Mjeku amerikan, Eugene Smith në një intervistë për TV7 Albania, teksa shpjegon gjithçka që lidhet me aritminë, thekson edhe faktin se është e rëndësishme që në fillim të gjendet shkaku i saj dhe kurimi të fillojë që aty.

“Zemra është organ jetik në jetën e njeriut. Kur tek një person i shëndetshëm, ajo rreh shumë fort, shumë ngadalë ose me një ritëm të ç”rregullt tregon për një funksion jo të mirë të saj. Në kët raste duhet të drejtohemi tek mjeku. Në rrethana normale, zemra mund të punojë duke rrahur nga 60-100 herë në minutë. Në këto norma, punon në mënyrë të përsosur. Kur një njeri ka aritmi, ka ndodhur diçka që e ka ndërprerë këtë process normal. Ndonjëherë ka ndonjë parregullsësi, ndonjëherë rreh shumë ngadalë dhe këtë e quajmë bakikardi, ndonjëherë rreh shumë shpejt dhe e quajme takikardi”, thotë Smith.

Duke përmendur shkaktarët, mjeku i njohur amerikan specifikon se ndonjëherë në aritmi fshihet problem tjetër.

 “Ndonjëherë nuk e dimë por zemra ka ndonjë problem tjetër. Shpesh, rrjedhja e gjakut në zemër është dëmtuar. Nëse enët e gjakut që i japin energji zemrës janë bllokuar, këtë e quajmë sëmundje koronare e zemrës. Ndonjëherë,  ka probleme me valvulat e zemrës, struktura që e bën gjakun të lëvizë  në drejtim hapet dhe mbyllet. Nëse aty ka një problem me hapjen apo mbylljen, kjo mund të shkaktojë një sforcim për zemrën dhe të çojë në një aritmi.Mund të ndodhë që problemi nuk ka fare lidhje me zemrën por me organe të tjera. Sidomos sëmundjet e mushkrive mund të shkaktojnë aritmi sepse zemra nuk  merr oksigjen mjaftueshëm. Të gjitha këto mund të ndodhin. Droga dhe alkooli mund të shkaktojnë aritmi, po ashtu mund të jenë dhe shkaqe gjenetike me kalimin e kohës mund të çojnë në aritmi. Teksa njerëzit plaken, rrezikojnë të kenë më shumë probleme me këto lloj aritmish”, shpjegon mjeku për TV7 Albania.  

“Bakikardia ndodh kur zemra rreh më ngadalë se normalisht. Më pak se 60 rrahje në minutë. Por, kjo mund të jetë edhe një rrahje normale. Për shembull, unë zakonisht rrahjet normale të zemrës i kam nën 60, sidomos kur zgjohem në mëngjës. Shumë njerëz në formë atletike mund të kënë rrahje të ngadalta. Pra, fakti  që mund të keni nën 60 rrahje, mund të mos tregojë që keni ndonjë problem. Por sërisht e quajmë bakikardi. Takikardi kemi kur rrahjet e zemrës janë mbi 100. Edhe kjo mund të jetë normale. Shpesh, stresi shkakton rritjen e rrahjet e zemrës. Kur ushtrohemi zemra duhet t”i rrisë rrahjet me 100 për të qarkulluar gjak mjaftueshëm në trup. Pra, edhe takikardia mund të jetë normale. Por, ka edhe faktorë të tjerë. Rritja më e zakonshme e rrahjeve, quhet vibracion arterial. Ky është një tip takikardie kur zemra rreh shumë shpejt por edhe në mënyrë të parregullt. Kontrolli normal i zemrës pësojnë një bypass dhe kemi një ritëm shumë të shpejtë”.

Shenjat klinike nisin me lodhjen. “Brakikardia shpesh jep shenja lodhjeje. Njerëzit nuk kanë shumë fuqi. Ndjehen të dobët sepse zemra nuk po rreh aq shpesh sat ë plotësojë kërkesat e trupit në cast. Në rastet më të rënda, njerëzit mund të humbin ndjenjat . Mund të mos mbushen dot me frymë, madje mund të keni dhimbje në kraharor. Këto simptoma mund të shfaqen edhe gjatë taki-kardisë . por kur zemra rreh shumë shpejt, mund të ndjeni sikur zemra ka dalë nga kontrolli  ose ka dridhje. Ndonjëherë, nuk mbusheni dot me frymë, mund të kenë dhimbje gjoksi. Nëse rreh zemra shpejt, njerëzit mund të humbin ndjenjat shpejt. Edhe bakikardia, edhe taki-kardia mund të shkaktojnë shumë simptoma. Disa prej tyre mund të jenë shumë të rënda”, tregon gjatë intervistës Smith.  

Por, si vendoset diagnoza dhe ekzaminimet që duhen kryer? “Nësë dikush ka rrahje të shpejta apo të ngadalta, atëhere kjo zbulohet shumë lehtë. Mund ta kuptosh duke parë pulsin e të vesh re që është shumë i ngadaltë apo i shpejtë. Mund të bëni një EKG. Vendosim elektrodat dhe shohim rrymën elektrike që kalon në zemër. Duhet të kuptojmë nëse zemra rreh shumë shpejt apo ngadalë dhe ta kategorizojmë. E vështirë është  të zbulosh një takikardi apo bradikardi që nuk ndodh gjithmonë. Ndodh vetëm me raste. Kjo mund të jetë më e veshtirë. Njerëzit mund të kenë probleme por kur vijnë tek doktori ndihen mirë. Por, një ditë apo javë më parë kishin probleme. Këto raste, janë më të vështira. Mund të duhet që të vendosim monitore afatgjata tek pacienti. kemi një numër të madh monitorësh. Disa përdoren vetëm për 24 orë, të tjerë që janë më modernë, mund të përdoren për javë të tëra. Në disa raste, kur njerëzit humbin ndjenjat 1 herë në disa muaj atëhere vendosim monitor në trupin e tyre që të mund të shohim rrahjet e zemrës edhe për 2 vjet rresht. Kështu mund ta zbulojmë edhe se çfarë e shkakton dhe nësë rrahjet e shpejta apo ngadalta janë shkaku i simptomave”.

Sipas mjekut amerikan, për takikardinë ka disa mundësi mjekimi. “ Kemi mjekime që ngadalësojnë rrahjet e zemrës. Kemi disa kategori. Kemi bllokuesit e kanalit të kalciumit. Ka edhe mënyra të tjera duke përdorur anti-aritmikë. Këto ndihmojnë shumë në rastet e fibralacionit artial. E parandalojnë ritmin e ç”rregullt.  Rrahjet e ngadaltë këkrojnë vendosjen e një stimuluesi kardiak. Një pajisje që ndihmon në rregullimin e zemrës. Për rrahjet e ngadalta nuk ka mjekime”.  

Mjeku sqaron për TV7 Albania se një nga problemet që hasen pacientët sidomos kur simptomat janë të vazhdueshme, është se ska siguri nëse është aritmi.

“Kanë simptoma por duhet të përcaktojnë se çfarë i shkakton. Nëse shkaktari apo jo është artimia. Është e rëndësishme të vendosim një monitor ku të shfaqen simptomat. Kur vijnë dhe më thonë që kanë një problem çdo disa orë, atëhere mund të vendosim monitor dhe shohim episode gjatë ditës.Nëse vijnë dhe thotë që ndodh 3-4 gjatë vitit, atëhere duhet të zgjedhim një monitor që të vëzhgëzojë zemrën për një kohë të gjatë. Ndaj vendosja e monitorëve është bërë e nevojshme në raste të tilla”, përfundon ndër të tjera, mjeku i njohur amerikan, Smith.

Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e bashkangjitur:

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI