Një nga deklaratat e Jezusit në Bibël, që mund të hasë vështirësi në të kuptuar është “Ka më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh!” A është më i lumtur një dhënës se sa një marrës? Kjo shkon kundër çdo intuite apo instinkti njerëzor. Ndaj le ta shohim këtë material i cili na jep disa arsye se përse është më i bekuar ai që jep se sa ai që merr.
1.Të japësh do të thotë që t’i bindesh urdhrit të Zotit
Dhiata e vjetër ka shumë më shumë urdhërime në lidhje me dhënien e parave- kujt t’i japësh, kur të japësh dhe sa të japësh. Ndoshta shkruesit e Dhiatës së Re kanë menduar se në këtë kohë Zoti na ka dhënë shumë më shumë- duke na dhënë veten e Tij në kryq- sa që duhet ta mendojmë dhe ta kuptojmë që pritet prej nesh që të japim. Por, në rast se nuk e kemi venë re këtë lidhje, ka vargje të qarta mbi të dhënat tek Dhiata e Re. Duhet të hetojmë mënyrën sesi mendojmë në lidhje me të ardhurat tona financiare, pavarësisht nëse janë shumë apo pak. Të gjitha urdhërimet e Perëndisë janë dhënë që të bëjnë jetët tona më të mira, t’u bindesh këtyre urdhërimeve do të rrisë lumturinë tënde. Jezusi I tha burrit të pasur që të jepte gjithçka që ai kishte ( dhe u premtoi të gjithë atyre që do të jepnin gjithçka për ta ndjekur atë, shpërblime të mëdha frymore) Mateu 19:29-30. Ai gjithashtu e vlerësoi shumë vejushën që edhe pse hodhi dy monedha të vogla, Jezusi tha se ajo hodhi gjithçka që kishte .( Luka 21:4)
2.Të japësh do të thotë t’i nënshtrohesh Zotit
Çdo akt bindjeje në jetën tonë deklaron se ka një autoritet më të lartë në jetën tonë, që ka një Perëndi mbi ne që duhet respektuar dhe nderuar. Sipas temperamentit që kemi, personalitetit apo rrethanave disa prej urdhërimeve në mund të na duken relativisht të lehta për t’u bindur. Nënshtrimi dhe bindja jonë testohet në të vërtetë në ato zona kur natyra jonë dhe situata e bën bindjen më të vështirë. Për pjesën më të madhe nga ne, paratë janë një nga këto zona. Duket se portofoli ynë është shpesh herë kështjella e fundit që bie nën sundimin e rregullave të Perëndisë. Sikur vetëm të mund të kujtonim se udhëheqja Hyjnore e Perëndisë nuk është një kërcënim, por është vendi më i shkëlqyer për të qenë të sigurt.
3.Të japësh do të thotë se beson se Perëndia do të sigurojë.
Një nga faktorët më të mëdhenj që të pengojnë të japësh është frika, frika se nëse jep shumë nuk do të ngelet mjaftueshëm për gjërat që dëshiron të kesh. Kur ne japim duke sakrifikuar, duke shkuar përtej asaj çfarë mund të jetë pak për ne dhe nuk na kushton, ne jemi duke shprehur besimin se Zoti do të sigurojë për ne dhe për familjen tonë. Ky nuk është një argument që vjen pikërisht nga besimi. Shumë të Krishterë kanë zbuluar gëzimin kur kanë hedhur bukën e tyre në det dhe shumë bukë janë kthyer pas shumë ditësh. – Predikuesi 11:1
Është një gëzim kaq i madh të shohësh teksa Perëndia përmbush premtimin e tij kur ne i bindemi Atij.