Momentet frymëzuese të të përditshmes sonë mund të sjellin ndryshime të vogla dhe të mëdha në jetën tonë. Ato i japin ngjyra dhe e bëjnë jetën tonë akoma më të bukur.
Reflektimi për një moment për botën rreth nesh,mund të jetë hapi i parë për një qëndrim të ri dhe që përmirëson opinionin tonë për të ardhmen.
Mund të tingëllojë çuditshëm por buzëqeshja i jep çdokujt kënaqësi, ky është një reagim natyral.
Të dëgjosh të qeshurën e fëmijës tënd. Fëmijët kanë një nivel të lartë pafajësie dhe qeshura e tyre me zë, bën që ndjenjat e pakënaqësisë që na rrethojnë të largohen. Pra, e qeshura e fëmijës ndikon pozitivisht duke sjellë kënaqësi e duke na bërë të lumtur.
Ndihma që ti jep edhe kur nuk ta kërkojnë tregon një akt mirësie, përshembull nëse të ndodh të shohësh një të moshuar të ngarkuar me çanta, apo kur dikush në lagjen tënde po transferohet për diku,ose kur dikush vjen të banojë në lagjen ku ti banon, është shumë mirë që menjëherë të tregosh gatishmërinë tënde. Sado e vogël të jetë ndihma jote, ajo vlen shumë.
Kur fillojmë të dyshojmë nëse duhet t’i bëjmë mirë të tjerëve, është e nevojshme të kuptojmë që edhe ne dëshirojmë, që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë për ne.
Falënderimi dhe vlerësimet që njerëzit mund të të japin për kontributin që jep, gjithashtu janë momente që të frymëzojnë dhe të nxisin akoma më shumë për të vazhduar përpara.