Përmbytjet në Houston

Një re e zezë ka qëndruar mbi Houston duke shkaktuar një përmbytje historike. Pasojat e uraganit Hayvey po e mbulojnë Texasin me ujë. Personeli i emergjencës ka përdorur motobarka dhe mjete të tjera për të shpëtuar më shumë se 2000 njerëz  në zonat më të madhe të Huston këtë të diel. Popullsia e Houston shkon në më shumë se 2.3 milion.

Ja se cila është situata aktuale në Houston.

Rrugët e qytetit janë bërë të lundrueshme

Një banor i qytetit transporton kafshët dhe sendet e tij në një dyshek me ajër, i flakur në rrugë pasi shtëpia e tij u përfshi nga përmbytjet e reshjeve.

Mijëra adoleshente kërkojnë strehë

Më shumë se 30.000 njerëz pritet të pozicionohen në streha të përkohshme duke u endur me sendet e tyre në krahë.

Njerëzit po përdorin barka për t’iu shpëtuar përmbytjeve

Banorët largohen nga shtëpitë e tyre duke i futur gratë dhe fëmijët në barka pak më të sigurta për t’iu shpëtuar përmbytjeve. Një nga pamjet më të shpeshta janë prindërit që mbajnë fëmijët e tyre në krahë.

Kjo ka qenë stuhia më e keqe në Houston përgjatë gjysmë-shekullit të fundit.

Harvey është uragani më i fuqishëm që ka goditur Texasin në 50 vitet e fundit. Reshjet e kësaj stuhie kanë arritur deri në 127 cm në disa zona bregdetare.

Lutuni për Houston

Çdo fakt tregon për situatën e rëndë në Houston ku njerëzit ndodhen jashtë në rrugë pa një strehë të sigurt. Ne iu bashkohemi në lutje situatës së tyre që shumë shpejt banorëve t’u rikthehet qetësia. Në foto ju shikoni një nënë që ndihmohet nga personeli i emergjencës dhe në krahët e saj fle një fëmijë. Le të lutemi me besimin dhe qetësinë që ai fëmijë gjen në krahët e nënës së tij sepse në të njëtën formë Perëndia na mban ne të sigurt në krahët e Tij.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI