Perëndia na jep dhurata të mira.

Fjalët e urta 25:16 thotë: “Në rast se gjen mjaltë, ha aq sa të mjafton, me qëllim që të mos dendesh dhe pastaj të vjellësh.” C’varg i mrekullueshëm! C’kujtesë e mrekullueshme se Perëndia na jep dhurata të mira. Nëse gjeni mjaltë, hani mjaltë, shijojeni mjaltin, por hani aq sa ju mjafton. Mos hani më shumë, sepse do të tejngopeni dhe pastaj do të villni. Do të sëmureni. Kjo Fjalë e urtë, është më shumë se sa thjesht ngrënia e mjaltit.

Dhuratat e mira që Perëndia na jep, na i jep që t’i shijojmë, pa dyshim. Në të njëtën kohë, nëse ne e teprojmë dhe marrim më shumë nga sa kemi nevojë, apo nga sa Perëndia ka caktuar për ne, atëherë ato gjëra bëhen të pashëndetshme për ne. Mendoj për kulturën në të cilën unë jetoj dhe dëshirën e madhe për më shumë e më shumë. Mbushe veten me më shumë. Merr më të rejat. Merr më të mirën. Merr më shumë. Ruaj më shumë për veten tënde. Merr më shumë gjëra. Këto janë fjalët që na rrethojnë dhe unë personalisht, kisha nevojë ta dëgjoja këtë Fjalë të urtë.

Shumë herë, ne duhet të ndërgjegjësohemi se, nëse vazhdojmë ta mbushim veten me më shumë, atëherë do të jetë shumë e pashëndetshme për ne dhe se duhet të jemi të kënaqur me dhuratat që Perëndia më ka dhënë. Unë dua t’ju inkurajoj që ta luftoni këtë tundim. Luftoni me tundimin e dëshirës për të patur më shumë, e më shumë e më shumë, në një mënyrë që është shumë e pashëndetshme për shpirtin tuaj.

Perëndi, ne lutemi të na ndihmosh. Perëndi, na cliro nga kënaqësia që gjejmë në gjërat e kësaj bote. Të falenderojmë për dhuratat që na ke dhënë, por ne e dimë se nëse i marrim ato me tepri, bëhen shumë të dëmshme për zemrën tonë. Mendoj për Letrën e parë të Timoteut, kapitulli 6, ku flitet për lakminë për para. Kjo është një gjë e mirë që Ti na jep, por nëse dëshirojmë më shumë e më shumë e më shumë dhe i mbajmë të gjitha për vete, atëherë ajo sjell  shkatërrim të shpirtit.

 O Perëndi, na ndihmo të shijojmë mjaltin që kemi, le të themi kështu, por vetëm aq sa të na mjaftojë. Na ndihmo të mos dëshirojmë me tepri, në mënyrë që asgjë të mos bëhet e dëmshme për ne dhe për të tjerët rreth nesh. Na ndihmo të kemi këndvështrimin e duhur për gjërat e mira që Ti na jep. Na jep një zemër të kënaqur dhe na cliro nga dashuria, nga dëshira, për më shumë prona, më shumë para, më shumë kënaqësi, gjëra të cilat na bëjnë të humbasim mirësinë që Ti ke paracaktuar për ne. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI