Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.- Gjoni 1:14
Kur Komunistët morën pushtetin në Kinë në vitin 1949, dy misionarë ngelën pas, Rudolph Bosshardt dhe Arnolis Hayman. Të dy u arrestuan dhe u dërguan në burg. Kaluan ditët e u bënë javë, javët u bënë muaj. Kina është një vend shumë i madh, thuajse njësoj me Shtetet e Bashkuara ( rreth 4000 milje nga lindja në perëndim dhe 2000 milje nga veriu në jug). Ajo që shumë njerëz nuk dinë, është se në pjesën veriore të Kinës bëhet shumë ftohtë, kur fryjnë nga veriu erërat Siberiane.
Ndërkohë që muajt kalonin, ata të dy e kuptuan se do ta kalonin Krishtlindjen vetëm dhe pa familjet e tyre. U ishte ndaluar që të flisnin me njëri-tjetrin. Të dy burrat ishin ulur në të ftohtë, në qelitë pa ngrohje të burgut,ndërkohë që erdhi dita e Krishtlindjes. Duke u dridhur nga të ftohtët, ata nisën të mendonin për kujtimet e Krishtlindjes së shkuar, për ngrohtësinë që kishin familjet kur ishin bashkë, për të mos të thënë për mendimet mbi darkën e Krishtlindjes, të cilën nuk do të mund ta shijonin këtë herë.
Ndërkohë që qëndronin ulur, një ndjesi e pashpresë i kaploi. Arnolis u ul dhe filloi të luante me disa fije kashte që gjendeshin në dyshemenë e burgut. Ai nisi të bënte me to shkronja-EMANUEL. Të dy e panë këtë. “EMANUEL” një nga emrat që ju dha Krishtit që do të thotë, “ Perëndia është me ne!” E gradualisht, nga ajo çfarë po shihnin, Arnoli filloi të kuptojë – PERËNDIA ËSHTË ME NE. Zymtësia e burgut u zmbraps dhe e vërtetësia e Krishtlindjes filloi të mbushë ambientin.
Shtatë shekuj më parë se Jezusi të lindte, Perëndia i dha një shenjë Ashazit duke i thënë “Ja, e virgjėra do tė mbetet me barrė dhe do tė lindė njė fėmijė tė cilin do ta quajė Emanuel” ( Isaia 7:14). Mateu 1:23 e citon pasazhin nga Isaia, duke thënë se lindja e Jezusit ishte përmbushja e fjalëve të Isaias. Por çfarë do të thotë kjo në botën tonë? Në këtë botë ku ka avionë supersonikë, pëlhura të mrekullueshme, karta krediti, e kompjuterë?
Kur Apostulli Gjon, mori penën dhe pergamenën për të regjistruar lindjen e Jezusit, ai shkroi, “dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne; dhe ne soditėm lavdinė e tij, si lavdia e tė vetėmlindurit prej Atit, plot hir e tė vėrtetė” ( Gjoni 1:14) Teologët e kanë quajtur këtë “Mishërimi,” por kjo thjeshtë do të thotë që Perëndia u bë mish dhe jetoi mes nesh.
Duke e parë se bota është në mjerim dhe në konflikt, na duhet patjetër që të zbulojmë kuptimin e Mishërimit. Njësoj si Bosshardt dhe Hayman, shumë njerëz sot janë të burgosur; por në vend të hekurave të burgut, ata janë të kapur nga vuajtja njerëzore, nga faji i një ndërgjegje të shqetësuar, nga mangësitë dhe dështimet e tyre. Të lidhur nga injoranca, frika, supersticioni apo thjeshtë mëkati, ata mendojnë se askush nuk do t’ia di për ta dhe se askush nuk i kupton. Mishërimi do të thotë se Perëndia na kupton dhe se Ai interesohet për ne.
Një i Krishterë po ndante besimin e tij me një Hindu, që nuk arrinte dot të kuptonte faktin sesi një Perëndi mund të bëhet njeri. Ndërkohë që po flisnin të dy, i Krishteri pa poshtë e vuri re një grerëz që zvarritej në trotuar. Ndaloi dhe tha “ Mendo sikur unë të mund ta zvogëloja trupin tim në masën e një grerëze. Sikur të mund të largoja fuqinë e trupit tim njerëzor dhe të mund të jetoja në trupin e një grerëze. Vetëm atëherë unë mund ta kuptoja botën e grerëzave, e kjo është pikërisht ajo çfarë bëri Jezusi.
Hinduisti u përgjigj “Po, për t’i kuptuar duhet të jesh një prej tyre.” E kjo është pikërisht ajo çfarë Mishërimi do të thotë. Perëndia u interesua aq shumë për ne, saqë lejoi që Biri i Tij të vinte në mish, të vuante ashtu siç ne vuajmë, të përjetonte ato që ne përjetojmë, e së fundmi të jepte jetën e Tij në vendin tonë, që ne të mund të qëndrojmë pranë Tij, për të gjithë përjetësinë.
Po, Fjala, Jezus Krishti, u bë mish dhe erdhi në mesin tonë.