Perëndia na bekon për besnikërinë tonë!

Kur vizitorja i Kris Hagait mbërriti te dera, Krisi po ushqente djalin e tij të rritur, Xhonin, i cili kishte paralizë cerebrale për shkak të neglizhencës nga ana e mjekut kur ai u lind. Vizitorja kishte ardhur për t’i hedhur një sy frigoriferit që Hagai sapo kishte blerë sepse ajo mendonte të blinte një të tillë. Por gruaja u bë aq kureshtare për Xhonin sa thuajse e harroi arsyen e vërtetë të vizitës së saj.

“Si arrin të merresh me të?”, pyeti vizitorja disa çaste më vonë.

“Me Xhonin? Ai është dashuri.”

“Po, por duhet të të marrë orë të tëra nga dita jote”, tha vizitorja.

Perëndia i lejon gjërat në jetën tonë për një qëllim”, i tha Krisi asaj. “Nëse unë jam besnik, Perëndia do të më bekojë për atë besnikëri. Nëse refuzoj ta pranoj atë që Perëndia lejon, do të jem dështak.”

Pas disa çastesh, duke vënë re se sa e heshtur ishte bërë gruaja, Krisi u kthye nga ajo dhe e gjeti të përlotur. “Im shoq vdiq gjashtë muaj më parë nga një infarkt. Unë kam fajësuar Perëndinë që ma mori bashkëshortin.”

Krisi ndau shumë me të prej përvojës së saj dhe prej Biblës atë që ajo kishte mësuar për pranimin dhe besimin te Perëndia. Para se vizitorja të largohej, edhe ajo ia përkushtoi jetën e saj Krishtit dhe filloi të kuptonte që ajo mund të besonte se Perëndia do të sillte diçka të mirë edhe nga përvojat më të dhimbshme të jetës.

Psalmisti na siguron se Perëndia nuk do të na braktisë kurrë, pavarësisht vështirësive me të cilat përballemi. Në Psalmin 9 ai shkroi: “Ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti, sepse ti, o Zot, nuk i braktis ata që të kërkojnë” (vargu 10).

Ç’siguri madhështore!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI