Është hiri i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht. Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikëria jote. –Vajtimet 3:22-23
Çdo ditë është një mundësi për të mbyllur derën e së shkuarës dhe të përjetoni një fillim të ri. Fakti që Perëndia i bëri ditët me nga njëzetë e katër orë është provë që kemi nevojë t’ia nisim nga e para rregullisht. Ka gjithmonë një ditë të re, një muaj të ri dhe një vit të ri. Që ne t’i përdorim këto fillime të reja, duhet së pari të marrim vendimin për t’i përdorur.
A po luftoni me fajin dhe ndëshkimin? A ndiheni keq për diçka që e keni bërë disa vite më parë, apo diçka që ndodhi dje? Pavarësisht sa shumë kohë kalon, e shkuara mbetet e shkuar. Çfarë është bërë, është bërë dhe vetëm Perëndia mund ta rregullojë. Pjesa juaj është të pranoni gabimin tuaj, të pendoheni, të merrni faljen e Perëndisë dhe të vazhdoni përpara.
Tek Vjatimet, profeti Jeremia na inkurajon me lajmin se mëshira e Perëndisë është e re çdo mëngjes. Çdo ditë na jep një fillim të ri. Jam kaq e lumtur që Perëndia derdh mëshirë të re çdo ditë dhe ne mund të kemi një fillim të ri!
Lutje
Perëndi, jam i lumtur që mëshira jote është e re çdo mëngjes! Unë mund ta filloj nga e para çdo ditë për shkak të dashurisë, mëshirës, dhembshurisë dhe besnikërisë tënde!