Lexo: Kolosianët 3:8-11

Deni u ul mbi stol, në dhopastroni2mën e larjes së rrobave. Ai mërmëriti “ Do të doja më mirë  që Geni të qëndronte i heshtur,  nëse nuk rri dot pa sharë kur flet”  Nëna e tij i hodhi një vështrim të shpejtë, teksa ai fuste edhe rrobat e fundit që kishin ngelur në rrobalarëse . Ajo pyeti “ Ai ka pasur sërish probleme me këtë?”  Deni tundi kokën dhe shtrembëroi shumë fytyrën.

Nëna e tij shtoi duke menduar “  Kjo është diçka shumë  e trishtueshme, sepse Geni thotë se është i Krishterë.”

Deni tha ‘ Po, por nuk mendoj se fëmijët me të cilët ai qëndron janë të Krishterë. Unë mendoj se ai e dëgjon këtë lloj të foluri gjatë gjithë kohës.”  Nëna e tij nisi të thotë  “Ndoshta.  Ai gjithashtu….” Ajo ndaloi dhe pa xhins-et e tij të bëra pis nga bari dhe thirri “ Shikoji ato xhins-e, ishin të pastra vetëm një orë më parë. Mirë që janë xhins-et e tua të vjetra.” Deni pohoi “ E di! Ne ishim duke luajtur me top në park dhe erdha  në shtëpi unë rrëshqita”  Ai po i shpjegonte nënës së tij, ndërkohë që shkundte pantallonat në vendet ku ishte bërë pis.  Pas një  çasti, ai i buzëqeshi ëmbël  nënës së tij. “ E di që ato duhet të lahen prapë, por fundja për çfarë janë mamatë?  Nëna e tij qeshi dhe i përkëdheli flokët. Ajo tha “ Është më mirë që të jeni mirënjohës për nënat. Do të duhet shumë detergjent  ,për ta pastruar gjithë atë papastërti.”

Deni tha “  Ndoshta për këtë ka nevojë Geni.  A mendon se do ta ndihmonte atë nëse e lan gojën e tij me sapun?  Nëna e tij e goditi lehtësisht duke  qeshur.  Ajo tha ‘Jo. Por ka një mënyrë sesi Geni mund të rregullojë problemin që ka.” Deni shtrembëroi fytyrën dhe tha “ E ke fjalën që ai…. t’i rrëfehet Zotit, apo jo? 

Mamaja e tij ra dakord me të.  Ajo tha “ Po.  Geni nuk mund të ndalojë vetë këtë problem. Ai ka nevojë për ndihmën e Jezusit.” Ajo tha mendueshëm “ Ai ka punuar me këtë gjë më parë, por duket se u është kthyer zakoneve të tij të vjetra sërish, njësoj si ti që rrëshqite në shtëpi dhe u bëre prapë pis. Ndoshta ai ka nevojë që dikush ta inkurajojë dhe t’i kujtojë atij se Jezusi do që ta ndihmojë.  A ke folur ndonjëherë me të për këtë?

Deni pranoi ‘Jo. Nuk dija se çfarë t’i thoja.”

Në këtë kohë ra zilja e derës. Duke parë jashtë dritares,  Deni bashkë me të ëmën, vunë re se ishte Geni që po qëndronte tek shkallët.  Nëna i  sugjeroi Denit “ Epo, ndoshta kjo mund të jetë mundësia jote. Jezusi do të ndihmojë.

Deni po hezitonte.  Pastaj ai ra dakord  me nënën e tij, e ndërsa i hapte derën Genit  tha “ Në rregull. Do të përpiqem!”

Çfarë lloj gjuhe përdor ti?  A dëgjon shpesh fjalë  ofenduese dhe ndonjëherë i flet ato  edhe vetë? Ti ke nevojë për Jezusin që të  ruajë për të mos të thënë gjëra që Atij nuk do t’i pëlqenin.  Kërkoji Atij që të  ndihmoj që të kontrollosh gjuhën tënde. Nëse njeh fëmijë të tjerë të Krishterë që përdorin një gjuhë të papërshtatshme, inkurajojini ata që t’ia dorëzojnë këtë problem Zotit.  Me ndihmën e tij, përdoreni  gojën tuaj për lavdinë e Zotit.

Gjuha e pastër është e rëndësishme!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI