Krijuar për mua

“I thank God every day
I’m blessed in a crazy way
My God said to the end
This thing we got is cool like shake…

TobyMac Krash 1255 TobyMac ka qenë një nga rreperët e parë të krishterë. Sukseset e tij dita ditës sa vijnë edhe shtohen. Në çmimet Grammy, TobyMac rrëmbeu një tjetër çmimi. Muzika e tij është e pëlqyer nga shumë njerëz dhe Toby mbahet si simbol i muzikës së krishterë bashkëkohore.  Këngën “Made For Me” (Krijuar për mua) ai ja ka kushtuar bashkëshortes së tij që luan një rol tepër te rëndësishëm në jetën e TobyMac.

Toby na tregon më shumë për këtë këngë:

“Në të vërtetë nuk kam shkruar ndonjëherë këngë për gruan time, por ajo luan një rol të rëndësishëm në çdo këngë që shkruaj, kam mësuar shumë prej saj. Ajo më frymëzon ta dua më shumë Zotin sepse ajo vetë e do shumë Zotin. Ndonëse jemi unik kemi thuajse marrëdhënie krejt të ndryshme me Perëndinë. Marrëdhënia e saj me Zotin është tejet personale, ndërsa e imja është më shumë e tillë: “Unë besoj se kjo është e vërteta dhe qëndroj për të.” E imja është një marrëdhënie besimi, ndërsa ajo ndonjëherë del për takime me Perëndinë dhe më pëlqen shumë kjo marrëdhënie e saj, por veç kësaj jemi të ndryshëm në shumë anë.”

Toby donte të shkruante një këngë ku të tregonte se ndihet falënderues që Perëndia e ka bërë vetëm për të, dhe ai me të vërtetë e beson që Perëndia e ka krijuar vetëm për Toby-n. Ai është kaq shumë i bekuar dhe fatlum që e ka gruan tij. Toby dhe bashkëshortja e tij janë me të vërtetë të ndryshëm, ai fle vonë në mbrëmje, punon, krijon etj, ndërsa ajo zgjohet menjëherë në mëngjes, plot energji. Ajo pëlqen muzikën rege, kurse ai është  rritur me muzikë hip- hop. Ndaj në këngën Krijuar për mua,  Toby krahason cilësitë e tyre dhe tregon se sa të ndryshëm janë por dhe sa bukur funksionojnë së bashku.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI