Marrëdhënia e ngushtë dhe e qëndrueshme e Marisë me Perëndinë është vërtet një model që të gjithë ne, të rinj apo të moshuar, duhet ta kemi.

Nga të gjitha anët, jeta e Marisë ishte e vështirë. Ajo ishte vajzë e re në një  kohë kur në shoqëri vetëm burrat dukej se kishin rëndësi. Ajo ishte e varfër dhe jetonte në Nazaret, një fshat që kishte një reputacion jo të mirë, kështu që ajo ishte e lënë mënjanë nga këndvështrimi i kësaj bote. Shtojini kësaj edhe faktin se kur ajo mbeti shtatzënë në mënyrë të mbinatyrshme nga fuqia e Frymës së Shenjtë, Maria nuk ishte ende e martuar – vetëm e fejuar – kështu që ajo e dinte se shtatzënia e saj do të krijonte një skandal të tmerrshëm që mund ta linte atë vetëm, të përjashtuar ose më keq akoma – të vritej me gurë derisa të vdiste.

Megjithatë, për shkak se ajo kishte një imazh për veten të bazuar në Fjalën e Perëndisë, ajo ishte në gjendje ta mbante kokën lart—duke mos u shtirur, por duke besuar tek Zoti. Maria i dinte premtimet që Perëndia i kishte bërë popullit të Tij në Dhiatën e Vjetër. Këta ishin paraardhësit e saj dhe ajo ndau shpresën e tyre. Kështu, kur engjëlli Gabriel iu shfaq asaj dhe i tha se Zoti e kishte zgjedhur atë të ishte nëna e Birit të Tij, ajo u përul dhe pranoi vullnetin e Zotit për jetën e saj.

Në kulturën tonë të çmendur të të famshmëve, njerëzit adhurojnë të ashtuquajturit “njerëz të rëndësishëm”. Por Zoti përdor të përulurin dhe të panjohurin. Ai kërkon dhe thërret ata që kanë zemër të penduar. Ka disa që përpiqen të imitojnë stilin e jetës imorale dhe të kësaj bote të të famshmëve të Hollivudit, por Zoti i bekon ata që janë të pastër në shpirt. Njerëzit mund të admirojnë të pamëshirshmit dhe arrogantët, por Zoti i përbuz qëndrime të tilla; Ai ngre lart të përulurit.

Për shekuj me radhë, artistët janë përpjekur të hedhin në telajo apo në skulpturë, bukurinë e Marisë. Por fokusi i Shkrimit është në bukurinë e shenjtërisë së Marisë. Ajo ishte e mahnitshme jo për shkak të tipareve të saj fizike apo rrobave të bukura, por për shkak të mënyrës se si ia dorëzoi jetën plotësisht Zotit.

Maria e dinte mrekullinë e favorit të Perëndisë – hirit, mëshirës dhe dashurisë së Tij – dhe kjo e përuli atë aq sa të bindej me gëzim. A e merrni si të mirëqenë këtë mrekulli? Mos e humbni pasionin tuaj për mrekullinë e shpëtimit – mrekullinë që nëpërmjet Krishtit jeni të favorizuar nga Perëndia. Kjo e Vërtetë do të përulë zemrën tuaj dhe do t’ju japë paqe ndërsa i besoni Zotit tuaj se do t’ju mbështesë në çdo rrethanë.

Lutje: Zot, dashuria jote më mahnit mua. Faleminderit që më bëre një krijesë të re në Krishtin. Lavdi Zotit për hirin dhe mëshirën Tënde ndaj meje. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

“Dhe engëlli hyri te ajo dhe tha: “Tungjatjeta, o hirplote, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë.”” (Luka 1:28).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI