Nëse ti, pra, po paraqet ofertën tënde te altari, dhe atje kujtohesh se yt vëlla ka diçka kundër teje, lëre atje ofertën tėnde para altarit dhe shko pajtohu më parë me vëllanë tënd; pastaj kthehu dhe paraqite ofertën tënde. (  Mateu 5:23-24)

Ed dhe Jane, nuk shiheshin më në sy. Nuk është se ata kishin interes për dikë tjetër, por nuk kishin interes as për njëri-tjetrin. Martesat nuk shkatërrohen të gjitha prej tradhtisë bashkëshortore. Disa prej tyre vdesin ngadalë, sepse mungon interesi. Kur diçka të shqetëson, duket se gjithçka të bezdis, e si pasojë dhembja dhe acarimi dalin në pah. Martesa e tyre kishte rënë në kolaps.

Për shtat vite ata ishin të ndarë.  Asnjë prej tyre nuk u martua sërish. Më vonë, Ed punonte si roje sigurimi në një spital. Aty ndodhi që u takua me Jane, e cila kishte ardhur për të vizituar një të afërm që ndodhej shtruar. Kur ata e panë sërish njëri-tjetrin, ndjenë diçka brenda vetes. Ed nisi të mendojë se ndarja kishte qenë diçka e gabuar. Ai filloi të kujtojë momentet e bukura.  Pastaj kuptoi se ato ishin në kontrast, me vetminë që kishte njohur gjatë gjithë kësaj kohe.

Ata folën dhe folën sërish. Ed kishte ndryshuar shumë në 7 vite, gjatë kohës që  kishin qenë të ndarë. Gjatë kësaj kohe ai i kishte dedikuar vërtetë jetën Zotit dhe ishte bërë shumë më i përfshirë në një shërbesë në një kishë të vogël. Ai kishte pyetur veten “ A mund ta bëjmë këtë marrëdhënie  që të funksionojë sërish? Ai pyeti Jane dhe unë pata privilegjin që ta rimartoj këtë çift, që përsëritën të njëjtat betime që kishin bërë dikur.

Pra këtë herë, gjërat po shkojnë vaj, nuk ka asnjë problem, apo jo? Jo, ka probleme në çdo martesë, por  dëshira për t’i zgjidhur ato ndihmon që ajo të funksionojë. Pajtimi është çelësi i të gjithë çështjes, por përse ne  luftojmë kundër pajtimit, e lejojmë  kaq shumë hidhërim, zemërim apo indiferencë? Kjo na bën që të largohemi nga njëri-tjetri. Përgjigja e shkurtër është ego, refuzimi ynë kokëfortë,  për ta kapërcyer krenarinë tonë dhe për të thënë, “ Më vjen keq, më fal; le të përpiqemi që ta mbajmë këtë martesë bashkë.”

Është interesante, sepse  në Dhjatën e Re shohim të paktën 4 herë sa sa rëndësi i është dhënë faljes. Në predikimin e mbajtur në mal, Jezusi  tha se nëse shkon përpara altarit me një dhuratë dhe kujtohesh se një vëlla ka diçka kundër teje“lėre atje ofertėn tėnde para altarit dhe shko pajtohu mė parė me vėllanė tėnd ;pastaj kthehu dhe paraqite ofertėn tėnde” ( Mateu 5:24 )

Në një histori për dy burra që nuk binin dakord, Jezusi inkurajoi ndjekësit e tij “ që të përpiqeshin shumë të pajtoheshin” në mënyrë që kundërshtari yt të mos të të çoj në gjyq dhe të përfundosh në burg.

Kur u shkroi Korintasve, Pali  i nxiti burrat dhe gratë që ishin ndarë “ të mos të martoheshin më, ose të pajtoheshin” me njëri tjetrin ( 1 e Korintasve 7:11)  emë në fund ai i inkurajon të gjithë njerëzit e Perëndisë “Paqtohuni me Perëndinë” ( 2 e Korintasve 5:20)

Pyetje: Kush dhe çfarë shkakton ndarje? Perëndia? Asnjëherë. Në kopshtin e Edenit, Satani u përpoq që të kundërshtojë Perëndinë duke  futur  përçarje mes Adamit dhe Evës, e që prej atëherë ai përpiqet gjithmonë që ta bëjë këtë. Asnjëherë nuk është Perëndia Ai që shkakton që dy miq të mirë të bëhen armiq, apo që një burrë dhe grua të ndahen. Zoti nuk bën që fëmijët t’i kthejnë shpinën prindërve të tyre dhe të largohen.

Fryma e Zotit sjell pajtim, shërim dhe restaurim. Ndaj përpara se të lejosh një përçarje midis teje dhe mikur tënd më të mirë, apo midis teje dhe Perëndisë, më mirë kontrollo veten tënde dhe thuaj : Kjo nuk është ajo çfarë Zoti dëshiron, e as unë nuk e dëshiroj këtë.

Kur ne kthejmë shpinën dhe largohemi nga miqësitë, dashuria, e besimi, vetëm sepse jemi lënduar, humbja jonë na sjell vetminë dhe dhembjen. Ne bëhemi dy herë humbës

Të thuash “ Unë interesohem shumë për këtë marrëdhënie që ta lë të humbasë” kjo të vendosë në rrugën e pajtimit. Mbaj mend, ky ishte misioni që e solli Birin e Perëndisë në tokë. Një shembull që ne duhet ta  ndjekim.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI