Nuk mund të japësh atë që nuk e ke

Atëherë i urdhëroi që turmat të ulen mbi bar; pastaj i mori pesë bukët dhe dy peshqit dhe, pasi i çoi sytë drejt qiellit, i bekoi; i ndau bukët dhe ua dha dishepujve, dhe dishepujt turmave ( Mateu 14:19)

Një djalosh po ecte bashkë me nënën e tij në rrugë, kur një erë e fortë solli disa gjëra në rrugë. Mes të tjerave dhe disa kartëmonedha që i ranë përpara këmbëve të tij. Duke parë paratë përpara tij ai thirri, “ Nënë, shiko se çfarë gjeta. Jam i pasur!”   Ai i futi paratë në xhep duke i shtrënguar ato fort. Ndërsa ecnin nëna e tij tha, “ Bir a e mban mend programin ndërtues për të cilin po fliste pastori? Ti the se nëse do të kishe ca para do t’i jepje për Zotin. Tani mund ta bësh këtë.”

Duke menduar për paratë që sapo kishte gjetur, ai tha, “ Po, nënë, e mbaj mend. Kur unë të rritem dhe të bëhem i pasur, do të kujdesem për Zotin, por këto janë për mua!” Natyra njerëzore nuk ndryshon, e duke qenë ashtu si është, kërkon që t’i shërbejë vetvetes në fillim.

A e mbani mend incidentin që i ndodhi Davidit,  i cili ishte arratisur nga Mbreti Saul, i cili kërkonte ta vriste?  Një ditë Davidi, tha se sa mirë do të ishte nëse do të mund të pinte ca ujë nga pusi i vjetër i Betlehemit. Tre  prej burrave të tij besnikë, duke e dëgjuar atë që tha, vendosën jetët e tyre në rrezik,  arritën të çajnë radhët e armiqve dhe shkuan tek pusi e sollën një enë me ujë të pastër për Davidin.  Davidi, u prek shumë nga akti i tyre aq heroik dhe i guximshëm, ai tha se ky ujë është shumë i shenjtë për t’u pirë dhe vendosi që t’ia jepte Perëndisë si një ofertë. Vetëm ajo që ka kushtuar ka me të vërtetë vlerë.

Pyetje: A ke dhënë ndonjëherë deri aty sa të ka dhembur? A i ke dhënë ndonjëherë një familjeje të varfër ndërkohë që ke anashkaluar një vakt për vete. A i ke dhënë dikujt për shkak të dhembshurisë dhe dashurisë, diçka për të cilën ti vetë ke vuajtur?  Po mendoj për një rast, kur kam folur në zonën e Manilës. Në fund të mbledhjes, vajza e shtëpisë u ngrit edhe tha, “ Ja tek ke diçka si shpërblim për punën tënde.” Unë e hapa këtë dhuratë më vonë, ashtu siç e donte zakoni i këtij vendi, gjeta brenda një copë sapuni artizanal dhe një pako me supë që gatuhej në moment. Momentin e parë, ajo çfarë më erdhi ndër mend ishte “ A është kjo një shaka?”, pastaj e kuptova  se ky ishte lloji i dhuratës që ajo do t’i bënte një miku. Duke mos pasur praktikisht asgjë, dhurata e saj ishte shumë e veçantë.

Kur vjen puna tek ajo çfarë i jep Zotit, Ai kërkon gjithmonë për atë çfarë ke. Asnjëherë nuk kërkon për atë që nuk ke. E veja e profetit kishte vetëm një poçe me vaj, e kur ajo ja dha atë Zotit, Ai e shumoi disa herë. Davidi kishte vetëm një palë llastikë të thjeshtë në dorën e tij, por Perëndia e përdori këtë gjë për të mposhtur gjigantin. Kur Moisiu qëndronte përpara Zotit në shkretëtirë, Perëndia e pyeti “ Moisi, çfarë ke në dorën tënde?” Duke parë, Moisiu vuri re një bastun. Perëndia i tha “ Moisi, hidhe poshtë.” Ose ma jep mua!  E i fuqizuar nga Fryma e Perëndisë, ajo u bë një simbol i fuqisë së madhe të Zotit.  Jezusi mori drekën që do të mjaftonte vetëm për një djalë, gjithçka që ai kishte, e bekoi dhe ushqeu një shumicë njerëzish.

Pjesa më e madhe prej nesh janë njësoj si ai djaloshi që shkulmi i erës i solli paratë para këmbëve të tij. Ne hezitojmë të themi, “ Merre këtë Perëndi. Përdore si të duash.” Por kur ti i dorëzon atë që ke Perëndisë, Ai që nuk i është askujt borxhli mban mend dhe bekon ata që pranojnë se ajo çfarë kanë është dhuratë prej Zotit. Përpiqu të thuash “ Jam i yti Zot. Më merr, më përdor, më boshatis nga vetja dhe më shumëfisho. Më komando ashtu siç do Ti.” E pastaj shih se çfarë do të ndodhë. Mbaj mend, ti nuk mund të japësh atë që nuk e ke, veç atë që ke në dorën tënde.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI