E vërteta e mëkatit!

Fryma e epokës për të cilën Pali na paralajmëron vjen gjithashtu e veshur në formën e tolerancës morale. Sot, kjo frymë deklaron se Jezusi nuk është shumë i prerë për mëkatin, rrjedhimisht kështu duhet të jemi ne. Kjo lëvizje shpall se Krishtit nuk i intereson sjellja morale e njerëzve. Sipas saj, Krishti është apatik ndaj vendimeve dhe stileve tona të jetesës, por Perëndia na do aq shumë  sa nuk mund të na lërë të jetojmë një jetë të zhytur në mëkat. Ai dëshiron që ne ta ndjekim Atë, si e vetmja rrugë drejt një jetë me bollëk.

Tek Romakëve 6:23 Pali na thotë se mëkati ka një çmim dhe se çmimi i tij është vdekja. Çdo mëkat që ne kryejmë shkatërron diçka në jetën tonë. Imoraliteti seksual vret intimitetin. Gënjeshtra dëmton integritetin. Thashethemet shkatërrojnë marrëdhëniet. Çdo mëkat mbart prishjen dhe të keqen në jetën tonë.

Fryma e epokës dëshiron t’i privojë njerëzit nga jeta me bollëk (shih Gjoni 10:10), por jo vetëm kaq, dëshiron t’i mbajë ata larg nga Perëndia që është vetë jeta. Mëkati jo vetëm që shkakton vdekjen në jetën tonë – por paga e tij është vdekja. Pali na thotë te Romakëve 6:23 se për shkak të mëkatit tonë, të gjithë ishim të destinuar të paguanim pagën e mëkatit, duke jetuar përgjithmonë të ndarë nga Perëndia që na do aq shumë. Por Perëndia bëri një rrugë më të mirë për ne. Ai dërgoi Birin e Tij Jezusin për të paguar pagën e mëkatit tonë dhe për të na çliruar nga vdekja. Ai ia ofron këtë liri kujtdo që do të vijë tek Ai.

Fryma e epokës deklaron se Krishti është tolerant ndaj mëkatit, jo shumë i prerë ndaj tij– por në të vërtetë mëkati është i kushtueshëm. Mëkati është vdekjeprurës. Perëndia e urren mëkatin sepse është i shenjtë, është i drejtë dhe na do. Perëndia e di se mëkati na shkatërron dhe kjo është arsyeja pse Ai dërgoi Jezusin për të na çliruar prej tij.

Ky është Perëndia që ne predikojmë—Perëndia i fuqisë dhe madhështisë, që thyen zinxhirët e mëkatit. Fuqia e tij mund t’i çlirojë robërit. Fuqia e tij mund të çlirojë këdo nga tirania e mëkatit, turpit dhe varësisë. Ai është i vetmi që mund të shërojë dhe restaurojë.

Nëse takoni dikë që beson se pasojat e mëkatit nuk janë aq të rënda, lutuni që ai të shohë të Vërtetën rreth mëkatit. Kërkojini Perëndisë që t’ju përdorë për të komunikuar zgjidhjen e vetme: faljen e Krishtit. Dhe pavarësisht se si shkon biseda, vazhdoni të luteni për atë person sepse ndonjëherë të shohësh të Vërtetën është një proçes. Por Zoti është këmbëngulës. Ai dëshiron që të gjithë të kthehen në shtëpi tek Ai.

Lutje: Zot, na fal për herët që e kemi marrë lehtë mëkatin. Na përdor për të çliruar të tjerët nga prangat  e mëkatit që ata të mund të njohin dashurinë, lirinë dhe faljen Tënde. Lutemi  në emër të Jezusit. Amen.

” Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” (Romakëve 6:23).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI