Kur pajtohemi me Perëndinë në lidhje me dështimet tona, Ai do të na japë lirinë të gëzojmë një jetë me bollëk.
Hebrenjve 4:13-16
A e keni gjetur veten të përfshirë në ndonjë “cikël faji”? Ju e rrëfeni mëkatin, i thoni Perëndisë që ju vjen keq dhe premtoni se nuk do ta bëni më – por e gjeni veten duke mëkatuar përsëri. Keni shkuar para Zotit për t’u rrëfyer me dhjetëra herë, por sërish e gjeni veten duke përsëritur të njëjtat mëkate. Është e lehtë të shkurajohesh, por Perëndia na premton: “Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.” (1 Gjonit 1:9).
Miq, Zoti i mban gjithmonë premtimet e Tij dhe Ai na ka premtuar se do të na pastrojë nga çdo paudhësi. Kur t rrëfejmë me të vërtetë, Ai na fal. Psalmi 103:12 na jep sigurionë e faljes së Tij: «Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona.»
Pra, si të rrëfehemi me të vërtetë? Rrëfim i vërtetë do të thotë të pajtohesh me Zotin për mëkatin, pajtim i cili është i lidhur në mënyrë të pandashme me pendimin. Të dyja janë si anët e së njëjtës monedhë. Në greqisht, pendimi fjalë për fjalë do të thotë “ndryshim mendjeje”, kështu që të pendohemi do të thotë t’i kthejmë shpinën gabimit dhe të ndryshojmë veprimet tona.
Në terma praktike, që të rrëfehemi dhe të pendohemi kërkon vendim të qëllimshëm për të thënë: “Me fuqinë e Frymës së Shenjtë, nuk do ta bëj më këtë mëkat”. Satani do t’ju tundojë sërish dhe ekziston mundësia që të dështoni sërish. Por Perëndia mund t’i thyejë zinxhirët e mëkatit tuaj dhe Ai dëshiron t’ju bëjë të lirë—të lirë për të jetuar një jetë me bollëk (Gjoni 10:10).