Lexo: Gjonin 14:26; 1 Korintasve 2:9-14
“Oo-ran-os,” Bledi 18 vjeçar mërmëriti, duke ecur me hapa rreth kuzhinës me një libër të trashë në dorë. “Oo-ran-os, theog-no-sia.”Motra e tij më e vogël Elena duke ardhur në kuzhinë thirri:“Uau!Çfarë gjuhe është kjo? Suahili?” Bledi përsëriti duke shqiptuar ngadalë: “Oo-ran-os,. Është greqishte për parajsën.” Adela pyeti: Nëna po të mëson greqisht këtë semestër? Ajo s’mund të flasë greqisht!” Bledi mbante librin lart dhe tha: “Jo, por ajo më dha mua këtë libër kështu që unë të përgatitem për kolegjin biblik dhe seminarin. Greqishtja është e vështirë dhe unë do e studioj atë për vite, por kuptova që mund të mësoj pak duke filluar të punoj tani.”Adela komentoi: “Tingëllon si dërdëllisje.” Ajo vendosi dorën tek një simbol që dukej qesharak. “Çfarë është kjo?” Bledi shpjegoi:“Lambda. Është shkronja greke L. Autori i këtij libri është një profesor grek dhe ai shpjegon të gjitha shkronjat simbole të ndryshme. Ai është vërtetë një mësues i mirë—edhe pse unë nuk mund ta shikoj apo flas me të.” Nëna që po hynte në dhomë tha: “Nuk rrija dot pa dëgjuar. Studimi i gjuhës greke më kujton mua studimin e Biblës. Adela pyeti: “Pse është kështu?” Nëna u përkul mbi tryezë dhe përfundoi te libri i Bledit. Ajo e pyeti atë, duke vendosur dorën në një paragraf të shkruar në greqisht: “Çfarë do të thotë kjo?” Bledi pa faqen dhe tha: “As e kam idenë. Unë nuk kam arritur akoma aty.” Nëna tundi kokën dhe tha: “Të studiosh greqisht do të marrë një kohë të gjatë. Dhe ne e studiojmë Biblën për një kohë të gjatë gjithashtu—në fakt, për gjithë jetët tona. Ti the që profesori grek është një mësues i mirë dhe ne gjithashtu kemi një mësues të mirë që na ndihmon ne të kuptojmë Biblën.”Adela pyeti: “Si një pastor apo mësuesi i Shkollës së të Dielës?” Nëna tha: “Madje më mirë. Fryma e Shenjtë është mësuesi ynë. Ai është ai që nxiti ‘njerëzit e shenjtë të Biblës’—ashtu si Bibla i quan ata—të shkruajnë Shkrimin. Pa Frymën e Shenjtë që më ndihmon mua të kuptoj Biblën . . .epo . . . ajo është e gjitha greqisht për mua!” Me gjithë fëmijët , nëna qeshi me shakanë e saj.
A është e vështirë për ty që ta kuptosh Biblën? A është e vështirë që të kenë kuptim ngjarjet, zakonet dhe idetë e çuditshme? Ja pse ke nevojë për Frymën e Shenjtë. Atë mund ta thërrasësh 24/7. Si një mësues i mirë, Ai është aty për të udhëzuar ty. Ndonjëherë ai mund të drejtojë që të gjesh ndihmë nga një libër, një mik ose ndonjëherë nga një i rritur. Ndonjëherë Ai mund të hapë mendjen tënde që të kuptosh një varg ose pasazh ndërsa kalon kohë duke menduar vetë për të. Mbi të gjitha , Fryma e Shenjtë, është atje për të ndihmuar ty që të përdorësh atë që ke mësuar.
Mësohu nga Fryma e Shenjtë!