Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet. (Gjoni 15: 7)
Kur Gabriel Otero ishte në një zyrë shteti në Argjentinë duke pritur radhën e tij për ndihmë, një tjetër person i cili sapo kishte ardhur ishte futur menjëherë pa radhë. Gabrieli protestoi për faktin se ai kishte qenë aty i pari, atij iu njoftua se personi tjetër “kishte një letër nga Papa.” Punonjësi i shtetit shpjegoi: “Ai ka një të njohur që ne duhet ta nderojmë!”
Ndërsa Gabrieli tregonte këtë incident, nuk mund të reshtja së menduari për kohën kur Xhon F. Kenedi ishte president i Shteteve të Bashkuara, dhe bota ishte në prag të luftës pasi Kuba kishte drejtuar raketat Ruse nga Shtetet e Bashkuara. Siç raportonin gazetarët nga zyra e presidentit në Shtëpinë e Bardhë, situata ishte e tensionuar. Një derë anësore u hap ngadalë, dhe një djalë 4 vjeçar hyri në dhomë, dhe konferenca u ndërpre sepse ai djalosh kishte një të afërm të nderuar; ai ishte djali i presidentit.
A keni dëshiruar ndonjëherë të kishit një lidhje të brendshme me Perëndinë, diçka që të nderohej? Ju e keni një me të vërtetë. Ju jeni bërë fëmijët e Perëndisë nëpërmjet besimit në Krishtin Jezus.
Në darkën e fundit, pak para se të përballej me kryqin, Jezusi i tha dishepujve: “Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet.” (Gjoni 15: 7)Kjo është një lidhje që duhet të nderohet.
A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse duhet që Zoti t’i nderojë lutjet tuaja? Sepse jeni një njeri i mirë? Sepse jeni më të mirë se fqinji juaj apo gruaja në zyrën tuaj? Jo! Ka vetëm një arsye- një marrëdhënie që duhet të nderohet. Ju jeni fëmijë të Perëndisë, të pranuar në familje si rezultat i besimit në Jezus Krishtin. Si mund ta dimë këtë? Këtë na e thonë Shkrimet shumë qartë. Hidhini një sy Romakëve 8 dhe Galatasve 4:6, të cilët thonë: “Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: “Abba, Atë!””.
Fjala Abba është një fjalë Aramaike dhe është e vështirë për t’u përkthyer. Ka konotacionin e të qarës së një fëmije të vogël, “babi” ose “ba” në disa kultura. Ajo sjell reagimin e një babai i cili dëgjon të qarën e fëmijës së tij të vogël.
A i kushton Zoti vëmendje nevojave të bijve të Tij? A ekziston një lidhje e brendshme, apo Zoti qëndron indiferent ndaj nevojave të bijve të Tij këtu në planetin tokë? Si shpjegohet që disa njerëz luten dhe asgjë nuk ndodh?
Ka vetëm dy alternativa. 1- Mund të pretendojmë se Zoti nuk është i interesuar ose nuk është aq i fuqishëm sa të na takojë. 2- Mund të pretendojmë se ka një lidhje të brendshme, por ne si besimtarë nuk përfitojmë nga ajo. Ne mundohemi shumë për të zgjidhur problemet tona dhe nuk i lëmë ato tek këmbët e Atit, duke iu lutur Atij të na takojë në mes të dhimbjes tonë dhe të nevojës sonë të madhe. Shumë kohë më parë, Jakobi shkroi: “Ju dëshironi dhe nuk keni, ju vrisni dhe keni smirë dhe nuk arrini gjë; ju përlesheni dhe luftoni, por nuk keni, sepse nuk lypni. Ju lypni dhe nuk merrni, sepse lypni keqas…” (Jakobi 4:2-3)
Mik, ekziston një lidhje e brendshme me Perëndinë. Vjen si rezultat i asaj që bëri Jezus Krishti, vdekja e të cilit na bën të mundur të vijmë përpara Atit në emrin e Tij. Jezusi tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje.” (Gjoni 14:6)
Herën tjetër që do të keni dyshime dhe shqetësime, duke pyetur veten nëse Zoti i dëgjon dhe i përgjigjet vërtetë lutjeve, mos harroni, ju keni një lidhje të brendshme, e cila duhet të nderohet. Mos e harro këtë.