Një dëshirë që kërkon të përmbushet!

Ai e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën vet; ka vënë madje përjetësinë në zemrat e tyre, pa i dhënë mundësinë asnjë njeriu të zbulojë veprën që Perëndia ka bërë nga fillimi deri në fund. – Predikuesit 3:11

Ekziston një dëshirë misterioze që me vetëdije, a pa vetëdije, ne të gjithë përpiqemi ta përmbushim, ndonjëherë paguajmë edhe me kosto të madhe.

Gruaja, e shtëpisë së djegur, shkoi me vrap që të fliste me kapelanen Ajo i kishte vënë flakën shtëpisë së vet me qëllim dhe më pas thirri urgjencën. “Dëgjo,” tha gruaja, “Kam nevojë që të më besosh. Nuk jam e çmendur. Nuk doja të vrisja veten. Thjesht doja të isha më afër Perëndisë.” Ndërsa kapelania Emily Boring, ecte me këtë grua në udhëtimin e saj drejt shërimit, Boring kuptoi se lufta e saj me çrregullimet e të ngrënit ishte e njëjta betejë e dhimbshme për të pasur marrëdhënie.

Boring shkruan, “Ja çfarë kam arritur të besoj: Pas çdo sjelljeje njerëzore vetëshkatërruese fshihet dëshira për t’u pranuar. Sjellja nuk është e mirë, por dëshira në thelb është diçka e mirë. Dhe ajo që më magjeps është se: pas dëshirës sonë për të pasur lidhje fshihet besimi se dikush do dojë të rrijë me ne, edhe kur veprimet tona duket se thonë të kundërtën.”

Libri i Predikuesve e emërton këtë dëshirë për marrëdhënie, duke thënë: [Perëndia] “ka vënë përjetësinë [një ndjenjë të qëllimit hyjnor] në zemrën e njeriut [një dëshirë misterioze që asgjë nën qiell nuk mund ta kënaqë, përveç Perëndisë” (Predikuesve 3 :11). Libri i Veprave të Apostujve kapitulli 17 tregon se Perëndia na krijoi në mënyrë “…që të kërkojmë Zotin, mbase mund ta gjejmë duke prekur, ndonëse ai nuk është larg nga secili prej nesh. ” (Veprat e Apostujve 17:27).

A është e paplotësuar dëshira për marrëdhënie  dhe kuptim në jetën tuaj? Kjo është ajo që Perëndia ju thotë: “ Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj. ” (Jeremia 29:13).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI