Rezultatet e një studimi të fundit kanë treguar se përqendrimi i njerëzve është aq i shkurtër sa ata nuk kanë mundësi të përcjelljes së kësaj fjalie pa u ndërprerë.
Sipas studimit thuhet se koha e përqendrimit ka rënë prej 12 sekondave në vitin 2000, në 8 sekonda në 2015.
Për të qenë më të qartë me këtë, peshku i artë (goldfish) ka kohë përqendrimi prej 9 sekondave, që i bie më të madhe sesa njerëzit sot.
Kështu që, një peshk i artë mund të lexoj këtë artikull pa u mërzitur dhe te qendroj ne Facebook, më gjatë se secili prej nesh. Ose të paktën, më shumë sesa shumë prej nesh.
Rezultatet vijnë nga studimi i bërë nga kompania Microsoft, e cila ka anketuar 2000 persona, ndërsa 112 te tjerë kanë marrë pjesë në studim ku është përdorur metoda EEG e cila ka monitoruar aktivitetin e trurit.
Sipas The Independent, ‘fajin’ e kanë pajisjet teknologjike, për rënien e shkallës së përqendrimit gjatë këtyre viteve.