Kërko dhe shkatërro

Lexo: Romakëve 8:31-39

Aleksi ishte duke lexuar një libër kur dëgjoi zërin e babait t’i thoshte: “Eja me mua, Aleks. Do të pastrojmë bodrumin.”. Duke psherëtirë, ai e la librin dhe shkoi në bodrum. Babai i dha një fshesë dhe Aleksi filloi të pastronte rrjetat e merimangave në cepat e mureve, ndërsa babai nisi të pastronte një raft. Duke punuar babai tha: “Libri që po lexoje duhet të jetë i bukur.”.

Duke u zgjatur për të arritur një cep muri për ta pastruar, Aleksi iu përgjigj: “Po, është. Flet për disa fëmijë që janë në një misionin spiunazhi dhe shkatërrimi.”. Ai ndaloi së pastruari dhe përshkroi disa nga aventurat që kishin kaluar fëmijët në libër. Babai buzëqeshi dhe tha: “Epo, bën mirë që të fillosh edhe ti me misionin tënd të kërkimit dhe shkatërrimit këtu në bodrum. Sa më shpejt ta mbarosh punën, aq më parë do t’i kthehesh librit tënd.”.

Ai qeshi dhe iu përgjigj: “Në rregull, babi.” Më pas, duke lëvizur fshesën tha: “Bëhuni gati, ju merimanga të shëmtuara! Jua tregoj unë qejfin tani!”.

Babai hodhi disa plehra në kosh dhe më pas e pyeti Aleksin: “Po ti e di që po lufton kundër dikujt i cili është në mision për të të kërkuar dhe shkatërruar ty?”.

Aleksi klithi disi i hutuar: “Mua?”. Babai iu përgjigj: “Po, ty! Satani është armiku i çdo të krishteri. Qëllimi i tij është të vjedhë, të vrasë dhe tëshkatërrojë. Ai përpiqet të të vjedhë dashurinë tënde për Perëndinë dhe shkatërron dëshminë tënde.”. Aleksi u mendua dhe më pas pyeti: “Si atëherë kur doja të qëndroja në shtëpi për të parë televizor dhe të mos shkoja në klubin e Biblës? Ose si atëherë që nuk doja të shkoja në shkollën e së dielës për të shpërndarë fletushka ungjillëzimi?”. Ai heshti kur mendoi për atë që i kishte thënë babai. Pastaj shtoi: “Më duket pak e frikshme. Satani është shumë i fuqishëm, apo jo?”.

Babai pranoi duke thënë: “Kjo është e vërtetë, por nuk është aq i fuqishëm sa Perëndia. Tashmë Jezusi e ka mposhtur Satanin duke shkuar në kryq.”. Babai e pa bodrumin të pastruar dhe shtoi: “Kur ti e njeh Fjalën e Perëndisë dhe jeton sipas asaj që thuhet në të, Jezusi të jep fuqi që të bësh atë që është e drejtë. Sidoqoftë… si po shkon misioni yt i kërkimit dhe shkatërrimit?”.

Aleksi iu përgjigj: “Mbarova! Nuk ka më merimanga. A mund t’i kthehem librit tim tani që të shoh se çfarë ndodh në fund?”. Babai tundi kokën duke qeshur.

Po ti e di që misioni i Satanit është të të kërkojë dhe të të shkatërrojë? A tregon kujdes me këtë? Satani e di se çfarë mund të të largojë ty nga dashuria e Perëndisë, por ti mund ta kundërshtosh plotësisht atë. Kur ti dëshiron të mos i bindesh nënës, të mos shkosh në kishë, të thuash një gënjeshtër ose të bësh gjëra të tjera të gabuara, kundërshtoje sulmin e Satanit dhe bindju Perëndisë. Ai është më i fortë se Satani. Kapu tek Ai i Cili do të të drejtojë të bësh gjënë e duhur.

Jezusi është më i fortë se Satani!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI