Ndiqni standardin e Perëndisë, jo të botës!

Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës së të pabesve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit. – Psalmeve 1:1

Të jetojmë me moralin e shoqërisë, na dikton zgjedhjet që bëjmë duke nisur që nga bisedat, mënyrën si vishemi, çfarë lexojmë dhe programet televizive që ndjekim. Ka të bëjë gjithashtu edhe me nivelin e integritetit me të cilin jetojmë, ndërveprojmë me të tjerët dhe sjelljen tonë në nivel profesional.

Si të krishterë, kemi nevojë të inkurajojmë njëri-tjetrin për të jetuar me standardin e Perëndisë dhe t’i rezistojmë tërheqjes së botës. Një citat i njohur ofron një këshillë të mirë: “Kujdes nga mendimet, sepse kthehen në fjalët tuaja. Kujdes nga fjalët, sepse kthehen në veprime. Kujdes nga veprimet, sepse kthehen në zakone. Kujdes nga zakonet, sepse kthehen në karakter. Kujdes nga karakteri, sepse kthehet në fat.”

Një nga dhuratat më të mëdha që Perëndia i bëri njeriut, është vullneti i lirë për të zgjedhur. Nëse duam të shijojmë bekimet që Ai ka për ne, duhet të zgjedhim një mënyrë jetese që i përshtatet Fjalës së Tij, jo zgjedhje që vazhdimisht reflektojnë vlerat e ulëta të shoqërisë.

Ju nxis të merrni një vendim për t’i shërbyer Perëndisë plotësisht, duke e vendosur Atë të parin në çdo gjë.

Lutje

Perëndi, unë nuk dua të jetoj me standardin e botës. Të vendos Ty të parin në jetën time, sepse e di që rrugët e tua janë më të mirat.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI