Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim-  Psalmi 127:3

Philip Yancey, na tregon se si njëherë ai vizitoi një burg dhe pa se njerëzit e burgosur ishin mbyllur nëpër  kafaze njësoj si kafshët. Ata qëndronin pas dyerve të hekurta. Ajo çfarë i bëri më shumë përshtypje, ishte se mbi çdo derë ishte  vendosur një  etiketë me shkronja të zeza që lexonte “Vrasës, Përdhunues, Vjedhës i armatosur, Rrahës Fëmijësh, e kështu me radhë. 

Ajo çfarë është e çuditshme në natyrën njerëzore , është se ne gjithmonë përpiqemi t’i klasifikojmë dhe t’i etiketojmë njerëzit. Duke bërë kështu ne i fusim ata brenda një kutie, përplasim pas tyre derën e hekurt dhe u vendosim edhe nga një etiketë mbi këto dyer. A nuk ishte kjo ajo që ndodhi edhe kur një shenjë u vendos mbi kryq në gjuhën Latine, Greke dhe Hebreje? Një tabelë e cila thoshte, “ Ky është Jezusi, Mbreti i Judenjve.”

Ka me qindra etiketime, etiketime politike si për shembull Socialist, Komunist, Republikan, Demokrat, Aktivist, Radikal, e të tjerë.  Gjithashtu ka edhe etiketime fetare: Kalvinist, Armenian, i reformuar, Karizmatik, Ortodoks,  Fondamentalist etj. Duket sikur mund të marrim një njeri, t’i vendosim një etiketë dhe ta paketojmë.  Ka gjithashtu edhe etiketime sociale: gënjeshtar, tradhtar, pijanec, hajdut, e përdalë, etj. Mjafton një gabim, apo dështim, e sidomos nëse ndokush nuk të pëlqen dhe aq, ti menjëherë e etiketon.

A keni dëgjuar ndonjë të thotë, “Çfarë prisje tjetër nga ai? Ai gjithmonë tradhtar ka qenë”  Unë kam dëgjuar prindër që kërkojnë t’u justifikohen fëmijëve të tyre duke u thënë, “Ajo reagon  gjithmonë kështu … ajo ka qenë kështu që kur ka qenë fëmijë… nuk mund t’i besosh asnjëherë gjërave që thotë.” Tragjedia është se etiketimet që ne përdorim, kanë tendencën që të prodhojnë atë lloj sjellje, që ne përbuzim dhe neveritim. Një grua më ka thënë një herë për djalin e saj: “Ai e ka në gjak të keqen, ka marrë nga ana e të atit.” Ajo mendonte se një lloj tendence për të bërë keq, ishte transmetuar tek i biri gjenetikisht.

Nuk mund të them me siguri se  kur njerëzimi filloi të  vendosë etiketime , por me siguri që kjo gjë nuk ka ardhur prej Jezusit. Në tre vitet e Tij të shërbesës publike, Jezusi u takua me të gjithë llojet e njerëzve. Ai u takua me prostituta, me pakica të shtypura, me peshkatarë ruralë, me tregtarë, me shtëpiake dhe me zyrtarë. Në çdo rast ai pranoi gjithsecilin prej tyre si një person me dinjitet dhe vlerë, duke e ditur se fuqia e Tij,  mund të kthente  çdo person në një individ të ndryshuar.

Jezusi i tha Mateut, “Më ndiq!” Ai nuk tha, “ Ti hajdut taksash  eja dhe më ndiq dhe unë do të bëj njeri të drejtë.” Ai mund ta kishte refuzuar prostitutën që takoi në pusin e Samarisë, në fund të fundit kështu kishin bërë edhe të tjerët, por në vend të kësaj Ai e fali atë.  Devocioni i ditës së sotme është i dyanshëm: Për ju që jeni ndjerë të etiketuar, kuptoni se Perëndia ju fal dhe ju pranon ashtu siç jeni. Ai nuk kërkon prej jush që të  ndiqni një program përmirësimi e pas kësaj të shkoni tek Ai. Në vend të kësaj Ai thotë “Më ndiq” Kur një fëmijë vjen në këtë botë ai mban vetëm emërtimin “ I krijuar sipas imazhit të Perëndisë,”.  Kur ne vijmë në prezencën e Tij, Perëndia nuk sheh etiketimet, por vetëm një fëmijë që ka nevojë për falje dhe për shërim prej Atit.

Gjëja e dytë është: ki kujdes se si i etiketon njerëzit. Etiketimi yt mund të shërbejë njësoj si një xhaketë  e ngushtë prej hekuri që  e mban njeriun pikërisht në atë  gjendje që ty nuk të pëlqen aspak.   Etiketimet rrallë qëndrojnë. Ashtu siç Phil Yancey thotë, “ Kur unë takoj një person, e di se  mund ta etiketoj atë duke e futur kështu në një kuti, ose mund  ta çliroj dhe të shoh për personin plot vlera brenda tij. Zgjedhja është e imja.”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI