Ndikimi i anemisë tek gratë shtatzëna dhe foshnja

Anemia gjatë shtatzanisë është mjaft e shpeshtë. Gjinekologu Shkëlqim Balili thekson rëndësinë e kontrollit të gjakut që në fazën e prekoncepsionit, po ashtu edhe gjatë shtatzanisë.

Në një intervistë dhënë për TV7 Albania, mjeku flet për dy aspekte të rëndësishme të ekzaminimit të anemisë. “Mjeku kryen ekzaminimin objektiv dhe subjektiv. Në ekzaminimin objektiv, ngjyra e lëkurës së zbehtë. Lëkura është një element. Shihet fyrtyra në kuptimin fiziologjik, nësë është fytyrë e qetë apo fytyrë e lodhur. Mjeku duhet të jetë edhe psikolog. Shihet irisi i syrit. Syri është organi më i ndjeshëm. Shihet konjuktiva (pjesa e bardhë e syrit), gjuha e shkëlqyeshme, këndet e buzëve janë të çara. Lëkurë e thatë, e hollë, jo e shëndetshmë, thonj të thyer, e të bardhë, rënie flokesh, llapa e veshit. Lodhje, këputje, dhimbje koke, marrje mendsh, paaftësi për të bërë jetë vitale. Shpeshherë, gjatë shtatzanisë, gruaja vuan nga anemia fiziologjike. Diagnoza bazë është doktori. Vizita, klinika dhe analizat. Ekzaminimi i parë është klinika, dhe më pas subjektivja-ajo çka ndjen pacienti. Në ekzaminimin paraklinik ku futen analizat, vlerën e parë e merr hemoglobin”.

Por, cili është ndikimi i anemisë tek gratë shtatzëna dhe foshnja? Mjeku shpjegon se “anemia mund të shkaktojë abort, fëmijë me atrofi(jo të zhvilluar mirë). Ka një mungesë kronike të gjithë ushqimit dhe metabolizmit tek nëna. Tek një nënë anemike, kemi shumë kujdes në momentin që lind. Marrim masa në momentin që lind. Ne duhet ti bëjmë të gjitha ekzaminimet dhe ndjekjet shkencore në mënyrë që gruaja të mos humbi gjak. Ajo mund të lindi me operacion, vetë apo me instrumente. Një anemike është më rëndë se ajo që është shëndoshë. Një nënë mund të lindë një fëmijë hipotrof, e lind para kohe dhe prematur që varet zakonisht nga pesha. Prematuriteti, atrofia dhe vështirësia në rehabilitimin e tyre sepse kanë mungesë.

“Pjesa më e madhe e grave shtatzanë vuajnë nga anemia ferriprive dhe hekuri dhe trajtimi duhet të nisë që nga java e 25-26-27. Në aneminë fiziologjike ka një protokoll që nëse hemoglonina është 11, në moshën 25-26 javëshe duhet të fillojë mjekimi sepse fëmija ka nevojë për hekurin. Të gjithë komponentëve të tjerë që janë në dietë dhe mënyrë jetesë. Duhet të marrë mundësisht hekur trevalent, është pak i rëndë për organizmin dhe shumë gra vuajnë nga stomaku apo gastriti. Duhet trajtuar me hekur sa më i lehtë dhe sa më të tolerueshëm.

Format e rënda kanë mjekimin tjetër. Në këto forma mundohemi ta japim hekurin trevalent, të japim njëkohësisht acidin folik si vitaminë anti-anemike. Njëkohësisht, duhet dhënë vitamina C, 1 gr në ditë, sepse është e vetmja që ndihmon në përthithjen e hekurit në intestin(organizëm). Ka shumë rëndësi që të marrin lëngje (supëra). Duhen shmangur lëngjet e gazuara. Lëgje të mira janë panxhari, rrepa, spinaqi, brokoli. Hekuri duhet marrë pas buke, i shoqëruar me ushqime që ndikojnë në rritjen e hekurit në gjak. Rastet me anemi të rëndë, duhet mjekuar me hekur direkt në gjak”.
Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI