Mundësia për të sjell ndryshimin

Enoku ka jetuar shumë  kohë më parë. Megjithatë ai na mëson edhe ne që jetojmë  në shekullin e 21-të. Ai ishte babai i Metuselahut, njeriut  më  të vjetër që ka jetuar ndonjëherë. Ai gjithashtu ishte edhe stërgjyshi i Noas.

Bibla na tregon se pasi Metuselahu kishte lindur, “Enoku eci me Perėndinė treqind vjet dhe pati bij e bija tė tjerė. “ Kur ai u bë 365 vjec, Enoku pati një eksperiencë unike sepse vizitoi parajsën. Bibla na thotë “Pra Enoku eci me Perėndinė, por nuk u gjend mė, sepse Perėndia e mori me vete” (Zanafilla 5:22). Dikush ka thënë  se Zoti dhe Enoku po ecnin së bashku dhe Perëndia i tha, “ E di Enok, shtëpia ime është më afër se e jotja. Pse nuk vjen në shtëpi me Mua?” Dhe ai ashtu bëri.

A e vure re? Pasi Enoku u bë baba, ai eci me Zotin. Shumë burra e jetojnë jetën e tyre duke e menduar se janë mirë pa Zotin. Papritur një  burrë  mund të gjendet përpara përgjegjësisë së rritjes së një fëmije. Kjo jetë e sapoardhur,  bëhet shtysë për një  pikë të  fortë kthese. Kështu  Perëndia kthehet në prioritet. Një baba ka mundësi të pafundme për të sjell ndryshim në jetët e fëmijëve të tij. Le të përmendim disa.

  • Së pari, si baba, ti mund të jesh aty për fëmijët e tu. Ti do të përjetosh bashkë me ta lojën e parë, ose çmimin e parë që kanë marrë në shkollë.
  • Ti mund të bësh që fëmija yt të përjetojë gjëra që paratë nuk mund t’i blejnë. Dhurimi i një kamere të shtrenjtë,  nuk zëvendëson dëshirën për të bërë një udhëtim në kopshtin zoologjik.
  • Babai mund t’i rrisë vetëvlerësimin vajzës së tij. Ndoshta nuk e ke idenë sa shumë e kërkon ajo aprovimin tënd. Ajo ka nevojë për ty, që të kuptojë kush është në të vërtetë.
  • Së katërti, ke mundësinë të dish se ç’po ndodh në mendjen e një adoleshenti. Vetëm dëgjoje kur ai dëshiron të flasë.

A ke fëmijë? Ec me Perëndinë. Kjo do të sjellë një ndryshim të madh në jetën tënde dhe në jetën e tyre.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI