Sakrifica e Abrahamit

Besimi ynë forcohet kur i bindemi Perëndisë në situata sfiduese.

Zanafilla 22:1-24

Ndonjëherë t’i bindesh Perwndisw nuk është e lehtë. Sa herë që përballeni me një thirrje të vështirë, kujtoni Abrahamin. Në pasazhin e sotëm, atij iu dha një nga sprovat më të mëdha të regjistruara në Bibël, megjithatë ai u bind me dëshirë dhe menjëherë. Përgjigja e tij jep mësime të rëndësishme rreth dorëzimit ndaj Perëndisë.

Ndonjëherë bindja përplaset me arsyen njerëzore. Besëlidhja që Perëndia vendosi me Abrahamin dhe pasardhësit e tij (Zanafilla 17:7) do t’i kalonte Isakut, fëmijës së premtimit (Gal. 4:28). Por tani Zoti po i thoshte Abrahamit të flijonte djalin.

Bindja kërkon gjithmonë besim te Zoti. Abrahami iu bind sepse i besoi Zotit për të përmbushur premtimin edhe nëse kjo do të thoshte se fëmija i tij do të ringjallej prej së vdekurish (Hebr. 11:17-19). Ai u tha shërbëtorëve të tij: “Unë dhe djali do të shkojmë deri atje dhe do të adhurojmë; pastaj do të kthehemi pranë jush”, duke treguar që të dy do të ktheheshin (Zan. 22:5).

Bindja ia lë rezultatin Perëndisë. Abrahami priste plotësisht që Zoti ta ruante Isakun në mënyrë që të mbante premtimin e Tij. Por ishte e papritur që Perëndia të jepte një dash si zëvendësues pwr flijimin (v. 12-14).

Zoti na teston në mënyrë që të rrisë bindjen dhe besimin tonë tek Ai. A do ta konsideroni Perëndinë si të besueshëm dhe do t’i dorëzoheni Atij, apo do të mbështeteni në arsyetimin tuaj të papërsosur njerëzor?

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI