Detyra e çdo prindi është ta drejtoj fëmijët e tij në planin që Zoti ka për ta, bazuar në veçantitë e tyre si fëmijë të Perëndisë. Lexoni disa këshilla se si prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët të gjejnë thirrjen e tyre
Kërkoni për shkëndija dhuntish
Proverbat 22: 6 thotë që: Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket. Filloni të gjurmoni për shkëndija dhuntish në fëmijët tuaj dhe inkurajoni ata, që t’i ndjekin ato. I drejtoni fëmijët që t’i përdorin aftësitë dhe pasionin e dhënë nga Zoti për t’i shërbyer të tjerëve
Këshilloni fëmijët të mos synojnë vetëm suksesin.
Fëmijët duhet të kuptojnë që Zoti ka një thirrje dhe plan të përsosur për jetën e tyre dhe dhuratat që Zoti iu ka dhënë duhet t’i përdorin me bujari në shërbim të të tjerëve. I mësoni fëmijët të mos synojnë suksesin. Sa më shumë ta synojnë atë, aq më shumë do ta humbin.
Mësoni fëmijët të presin vështirësi
Së treti, duhet t’i mësoni fëmijët të presin vështirësi dhe të qëndrojnë kur vijnë sfidat. Inkurajoni fëmijët të gjejmë kohë për të dëgjuar atë që Zoti po thotë përmes dhuntive, nevojave dhe sfidave që hasin.