Motra dhe Vëllai

Sa herë jemi grindur me vëllezërit tanë? Sa herë jemi rrahur me njëri-tjetrin? Dhjetëra herë! Por akoma dhe atëherë kur gjërat arrijnë në ekstrem, qetësohuni dhe mendoni të mirat dhe të këqijat e të pasurit një motër apo vëlla.

1e5dd1de-0b9e-409a-8b36-61336f82d279

1.Gjaku s’bëhet ujë

Lidhja midis vëllezërve dhe motrave është nga më të fuqishmet në të gjitha shoqëritë. Mund të të ndihmojnë në çfarë do lloj mënyre që kanë mundësi (psikologjike, ekonomike) kur ke nevojë. Kështu, ke të paktën një njeri që mund të të mbështesë në kohë të mirë e të vështirë

  1. School-siblingsNjeriu më i afërt që ke

Akoma dhe në qoftë se ke diferencë të madhe moshe me motrën apo vëllain tënd, hapësira midis gjeneratës tuaj dhe prindërve është e madhe. Gëzoni pra, çdo çast me njeriun që mund të keni interesa të përbashkëta.

  1. Përkrahja jote

Nuk është e nevojshme të flisni gjithmonë me prindërit për të gjitha problemet tuaja. Kur ka besim, mirëkuptim dhe besnikëri mes jush, mund t’i ndani me njëri-tjetrin. Ata mund t’ju këshillojnë jo vetëm si miq të mirë, por si njerëz që jetojnë me ju çdo ditë dhe që njohin mënyrën e të menduarit tua.

4380284-xsmall

4. “Ai e bëri gabimin”

A nuk është zgjidhja më e përshtatshme të fajësosh vëllain apo motrën tënde kur ti thyen vazon e preferuar të mamit. Sidomos nëse dhe ai/ajo bën të njëjtën gjë, ka të ngjarë t’i shpëtoni që të dy dënimit. Këto bëhen në vegjëli, se në moshë të rritur s’ia hedh dot asnjërit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI