Fjalët e urta kapitulli 23, vargu 17 thotë: “Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit.

“Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët.” Ne të gjithë, shohim njerëzit e tjerë rreth nesh që jetojnë në mëkat dhe shohim kënaqësinë e përkohëshme që vjen me mëkatin, dhe tundohemi prej kësaj, duke thënë: “Oh, do të doja ta kisha këtë.” Ose  shohim dikë që nuk është duke ecur me ndershmëri, por përsëri ka shumë sukses në botë dhe tundohemi të themi: “Epo, sikur e dua dhe unë atë që ka ai.” “Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët.” Mos i kini zili! Kështu inkurajohemi nga Fjalët e urta. Dhe të mos kemi zili në vecanti, ata që nuk ecin në ndershmëri dhe që ecin në mëkat para Perëndisë.

” vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit.” Mos u përqëndroni tek mëkatarët rreth jush dhe tek ajo që duket e suksesshme dhe fitimprurëse për ta. Jo. Përqëndrohuni tek Perëndia dhe tek shenjtëria e Tij. Përqëndrohuni tek frika e Zotit vazhdimisht. Më pëlqen fraza në fund të vargut 17: ” gjithnjë “, gjithnjë. Kur ju tundoheni të keni zili njerëzit rreth jush, mëkatarët, frytet e së keqes, luftojeni atë tundim, duke u përqëndruar gjithnjë tek frika e Zotit.

Perëndi, ne lutemi që Ti të na ndihmosh për këtë. Na ndihmo të rritemi në frikën Tënde sot. Ne kemi parë vazhdimisht tek Fjalët e urta, se ky është fillimi i njohjes, ky është fillimi i urtësisë. Ne duam të kemi frikën tënde sot dhe duam të kemi këndvështrimin e duhur për njerëzit rreth nesh. Perëndi, na ndihmo të mos i kemi zili mëkatarët. Na ndihmo të mos i kemi zili ata që ecin kundër rrugëve të Tua. Ne e dimë se vetëm rrugët e Tua janë të mira, kështu që na ndihmo të mos i kemi zili ata që largohen nga këto rrugë. Zot, na ndihmo të mos dëshirojmë mëkatin. Ne lutemi të na mbrosh gjithnjë nga kjo dëshirë. Na ndihmo të kemi frikën Tënde në cdo cast, gjithnjë. Pushtoje mendjen dhe zemrën tonë, me frikën Tënde. Na ndihmo të vazhdojmë në frikën Tënde, në cdo moment të ditës. Ne lutemi në emër të Jezusit, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI